Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lojëra Olimpike, Franca ua refuzon vizat 10 gazetarëve rusë dhe bjellorusë

NULL NULL
22.07.2024 12:14
Lojëra Olimpike, Franca ua refuzon vizat 10 gazetarëve rusë dhe bjellorusë

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në fillimin e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Franca po i bën përgatitjet e fundit, për të nisur kjo garë në këtë cilën merr pjesë edhe Kosova, me nëntë sportisë të dominuar nga xhudoja.

Por, shteti francez ka ndërmarrë edhe disa masa operacionale për shkak të sigurisë duke ua refuzuar rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë.

Në mesin e tyre janë edhe 10 gazetarë nga Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të rrezikut për spiunazh.

Kështu njoftoi ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmain.

Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.

Ndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në këto lojëra, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur.

lajme të ngjashme