Lojë katastrofike e Kosovës, Zvicra triumfon me 32 pikë në epërsi NULL NULL 21.11.2024 22:44 21.11.2024 22:44 Zvicra - Kosova 75:43 Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pasur një paraqitje tejet të dobët në ndeshjen kundër Zvicrës. “Dardanët” pësuan humbje të thellë, me 32 pikë epërsi, njofton Klankosova.tv Skuadra e drejtuar nga francezi Choulet, u mposht me rezultat 75:43. Kosova pati lojë pak më të mirë në çerekun e parë që përfundoi 14:12, në favor të zviceranëve si dhe në çerekun e tretë të cilin e fitoi me rezultat 20:22. Por, çereku i dyti dhe i katërti u dominua totalisht nga vendësit, që fituan me rezultat 22:6 përkatësisht 19:3. Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte zvicerani, Boris Mbala me 15 pikë, ndërsa te ”Dardanët” u dallua Mikaile Tmusic me nëntë pikë. Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Irlandës me 24 nëntor, derisa renditet në vendin e tretë me katër pikë nga tre ndeshje. Loja Zvicra – Kosova, u transmetua drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në vend, Artmotion, në kanalin Sport 1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.