Loja “Maden” e vitit 1990 shitet në ankand për 480 mijë dollarë NULL NULL 03.02.2022 13:49 03.02.2022 13:49 Një kopje e vulosur e videolojës John Madden Football e vitit 1990 për Sega Genesis, u shit për 480 mijë dollarë, duke vendosur një rekord të ri botëror për çmimin më të lartë të paguar për një video lojë sportive. Nga Heritage Auctions thanë se videoloja, e para në një seri lëshimesh vjetore të lojërave të futbollit Madden për konzollat shtëpiake, arriti në 480 mijë dollarë në ankand, një rekord i ri për një video lojë sportive. “Kjo kopje e veçantë është veçanërisht e jashtëzakonshme pasi vjen nga zyrat e adashit të saj të famshëm,” tha Heritage në shpalljen e rekordit të ri. Madden, një ish trajner dhe transmetues legjendar i NFL, vdiq në dhjetor në moshën 85-vjeçare. “Heritage do të dhurojë çmimin e blerësit për shitjen e lojës për një fondacion bamirësie të krijuar për nder të Madden”, thanë nga shtëpia e ankandeve. Një kopje e vulosur e Super Mario Bros për Nintendo Entertainment System u bë videoloja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në gusht 2021, kur arriti çmimin prej 2 milionë dollarësh.