Loja “Legend of Zelda” shet 10 milionë kopje në tri ditë NULL NULL 17.05.2023 23:42 17.05.2023 23:42 Nintendo Nintendo ka njoftuar se loja e saj e fundit në serinë Zelda ka shitur më shumë se 10 milionë kopje në vetëm tre ditë. “The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom” është bërë loja më e shitur Zelda deri më tani, u tha nga Nintendo. Loja me vlerësimin më të lartë në grumbulluesin e lojërave “Metacritic” deri më tani ishte “The Legend of Zelda: Ocarina of Time”, e cila gjatë gjithë ecurisë së saj ka shitur 7.4 milionë kopje. “Tears of the Kingdom” u publikua si ekskluzive e Nintendo Sëitch të premten e javës së kaluar. Dhe tashmë ka shitur më shumë kopje se çdo lojë tjetër Zelda përveç “Breath of the Wild”. “Breath of the Wild”, i lansuar në Switch dhe Wii U në vitin 2017, shiti pothuajse 30 milionë njësi, sipas Statista, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.