Llugë “romancash” – krejt çka ngjau mbrëmë në BIG (VIDEO) NULL NULL 17.01.2026 10:01 17.01.2026 10:01 Prime i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova u shoqërua me debate të forta, emocione të theksuara dhe tensione që pritet të ndikojnë zhvillimet e ardhshme në shtëpi. Spektakli u dominua nga përballja e ashpër mes Albës dhe Limit lidhur me raportin e tyre jashtë shtëpisë. Alba u shfaq e lënduar emocionalisht dhe kërkoi të largohej nga loja, duke u ndier e mashtruar. Dolce pranoi se kishte komunikuar me Limin edhe jashtë shtëpisë dhe tha se po e shijojnë lidhjen brenda Big-ut. Opinionistja Leonora Jakupi u tregua kritike ndaj Dolces dhe i bëri thirrje Albës të distancohet nga Limi. Benita foli për herë të parë publikisht për ndarjen me Endrin, duke zbuluar se arsyeja ishte xhelozia. Tjetra opinioniste, Olta Gixhari, komentoi takimin e Benitës me Endrin, duke e cilësuar pa emocione. Në pjesën e fundit, Bia u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 4, duke përfunduar rrugëtimin e saj në shtëpi. Pas daljes, ajo tha se është penalizuar nga gjuha shqipe dhe premtoi se do të largohet gradualisht nga OnlyFans.