Llapi nënshkruan me Alban Shillovën NULL NULL 18.06.2021 10:46 18.06.2021 10:46 Llapi ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit Alban Shillovës. Shillova ka nënshkruar kontratë një vjeçare me llapianët, njofton Klankosova.tv Sulmuesi së fundi ishte shpallur kampion me skuadrën e Prishtinës. “Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova”, thuhet në njoftimin e Llapit. Shillova më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days