Llapi në epërsi kundër Gjilanit, në pjesën e parë NULL NULL 26.10.2024 13:52 26.10.2024 13:52 Ardit Tahiri, KF Llapi. Llapi në përballjen me Gjilanin, shkoi në pushim me një epërsi të lehtë. Pjesa e parë e ndeshjes u krye me rezultat 0-1, ndërsa goli u shënua në minutën e 44-të, nga Ardit Tahiri. Llapi i cili mban vendin e katërt në listë, nga pesë ndeshjet paraprake ka tri fitore, një barazim, dhe një humbje. Gjilani mban vendin e nëntë në listë, ndërsa ka dy fitore, një barazim, dhe dy humbje. Ndeshja po zhvillohet në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në Futboll, ndërsa transmetohet në Art Motion, në kanalin Sport 2.