Llapi ndan pikët me Prishtinën e Re NULL NULL 08.11.2025 15:04 08.11.2025 15:04 Llapi dhe Prishtina e Re kanë barazuar 1-1 në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Podujevasit madje shpëtuan një pikë pasi në pjesën e parë po humbnin 0-1 kur Elvis Prenci shënoi për Prishtinën e Re. Ata u kthyen në pjesën e dytë falë golit të Arianit Hasanit në minutën e 51-të. Kështu, Llapi rri i gjashti me 17 pikë, teksa Prishtina e Re mbetet e fundit me nëntë sosh.