Llapi ia merr pikët e plot Ballkanit në Suharekë NULL NULL 23.11.2025 15:18 23.11.2025 15:18 Tri ndeshje shumë interesante janë zhvilluar sot në kuadër të javës së tetë të Superligës. Llapi e ka mposhtur nën kampionin Ballkanin. Llapjanët fituan në Suharekë me rezultat 2:4. Fitore shënoj edhe Dukagjini kundër Drenicës, të cilën e mposhti me rezultat 3:0, kurse loja mes Gjilanit dhe Ferizajt mbaroi 2:2. Aktualisht skuadra e Orges Shehit është e dyta me 23 pikë, tri më shumë se ajo e Tahir Batatinës që është në vendin e pestë në renditjen e Superligës. Kurse, Dukagjini renditet i treti me 23 pikë, e Drenica është e 7-ta me 18 pikë pesë më pak se ekipi nga Klina. Gjilani dhe Ferizaj, kanë pozitat 8 dhe 9, me 16 përkatësisht 15 pikë. Këto ndeshje të Superligës u transmetuan drejtpëdrejt në platformën Artmotion.