Llapi – Gjilani është derbi i parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës në futboll NULL NULL 23.07.2024 13:35 23.07.2024 13:35 Në Federatën e Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për sezonin e ri të Albi Mall Superligës. Kampioni aktual, FC Ballkani e nis rrugëtimin për mbrojtjen e titullit, në duel me Dukagjinin. Trajneri i klinasëve e nis aventurën me klubin e ri, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij. Llapi – Gjilani do të jetë kryendeshja e xhiros së parë të stinorit 2024/2025, raporton Klankosova.tv Drita pret Malishevën, kurse dy skuadrat e promovuara në elitën e futbollit kosovar, janë mysafire. Suhareka udhëton te skuadra më e suksesshme e shtetit, Prishtina, derisa Ferizaj luan në Drenas ndaj Feronikelit’74. Java e parë e Superligës fillon në 10 gusht! Ndeshjet transmetohet drejtpërdrejtë në Artmotion dhe Klan Kosova.