Llapi fiton tri pikë jetike për mbijetesë NULL NULL 16.04.2025 16:59 16.04.2025 16:59 FOTO: K.F. Llapi Llapi e ka mundur Feronikelin me rezultat minimal 1:0 në xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ardit Tahiri realizoi golin e fitores në minutën e 45-të të ndeshjes pasi konkretizoi nga pika e bardhë. Me këtë fitore, Llapi numëron 36 pikë në vendin e shtatë, që nënkupton se ka dalë nga zona e rrezikut. Sidoqoftë, ata kanë po aq pikë sa Dukagjini në të tetin, i cili ndodhet në pozitën që dërgon në barazh.