Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi fiton ndaj liderit, Drita largohet pa pikë nga “Zahir Pajaziti” (VIDEO)

NULL NULL
08.03.2025 16:12

Me golin e Ardit Tahirit në minutën e 16-të, Llapi ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme në Superligë.

Pavarësisht tentimeve të vazhdueshme, Drita nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Nëse jo ndeshja e tyre, “Intelektualëve” u shkoi përshtati ajo që bëri Prishtina në Suharekë.

“Plisat” ia mohuan fitoren Ballkanit, duke ia barazuar rezultatin në minutën e 92-të, raporton Klankosova.tv.

Tani me 50 pikë, gjilanasit vazhdojnë ta udhëheqin renditjen tabelare, dhjetë më shumë se “Xhebrailat” e vendit të dytë.

Nga ana tjetër, Llapi ka ikur nga zona e rrezikut, duke kapur vendin e shtatë.

lajme të ngjashme