Llapi dhe Prishtina ndahen në ‘paqe’ NULL NULL 25.02.2024 15:24 25.02.2024 15:24 Superliga e Kosoves në futboll Llapi dhe Prishtina u ndanë në ‘paqe’. Ndeshja mes tyre e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, përfundoi pa gola 0:0. Kështu as këtë javë skuadra e Tahir Batatinës, nuk arritën t’ia rrëmbëjnë kreun Ballkanit. Aktualisht, llapjanët janë në vendin e dytë me 44 pikë, një më pak se kampioni aktual i Kosovës në futboll. Ndërkaq Prishtina, është në vendin e pestë me 31 pikë. Pa gola përfundoi edhe ndeshja në mes të Lirisë dhe Fushë Kosovës. Derisa, Drita e ka mposhtur me rezultat 2:0, Dukagjinin.