Lladrovci për protestën në Tiranë: Përcolli porosinë se gjyqi në Hagë është i padrejtë NULL NULL 17.10.2025 20:18 17.10.2025 20:18 Ramiz Lladrovci Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci mbështeti nga afër protestën pro UÇK-së në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se kjo protestë përcolli përcjell porosinë se, sipas tij, procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta, transmeton Klanksova.tv. Ndër të tjera ai tha se sot, Sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, ishte më i bukur se çdo herë . “Sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, më i bukur se çdo herë. Protesta përcjell porosinë se procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta. Liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!”, ka shkruar Lladrovci.