Liverpooli s’ka të ndalur NULL NULL 26.12.2024 23:03 26.12.2024 23:03 Mohamed Salah gjatë ndeshjes kundër Leicester Cityt, 26 dhjetor, 2024. Foto: AP Kampionatin në Angli nuk e nisi si favorit, sidomos me faktin se klubi ndryshoi trajner. Por, tekniku holandez Arne Slot i zuri të gjithë në befasi. Në xhiron e 18-të të Premier Ligës angleze, Liverpooli priti në Anfield Leicester Cityn, të cilët ndonëse avancuan të parët, u mposhtën 3-1. Mysafirët shënuan në minutën e 6-të përmes Jordan Ayew, por që atëherë, rastet për ta morën fund. Në fund të pjesës së parë, Cody Gakpo barazoi shifrat. Katër minuta në pjesën e dytë dhe Curtis Jones e çoi ekipin e tij në avantazh pas një asisti nga Salah. Ky i fundit edhe e vulosi takimin, duke shënuar në minutën e 82-të për 3-1. Kështu, “The Reds” tani kryesojnë tabelën në Angli me 42 pikë nga 17 ndeshje, 7 larg Chelseat në vendin e dytë. Vlen të theksohet se Liverpooli e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Leicester City po kalon në një formë shumë të dobët, duke grumbulluar vetëm 14 pikë nga 18 ndeshje, dhe zë vendin e 18 në ligë.