Liverpooli shumë afër transferimit të Wirtzit NULL NULL 30.05.2025 14:49 30.05.2025 14:49 Skuadra kampione e Anglisë, Liverpool, po duket se e ka kryer punën për sulmuesin e Bayer Leverkusenit. Florian Wirtz po raportohet se po e dëshiron bashkimin me “të kuqtë”. Sipas asaj që shkroi Fabrizio Romano, gazetari i njohur sportiv italian, njëherësh ekspert për informacionet mbi transferimet e futbollistëve, ka thënë se negociatat janë duke vazhduar mes klubeve teksa oferta për të shkon deri në 130 milionë euro. “Wirtz dëshiron të bashkohet me Liverpoolin dhe është i gatshëm të fluturojë”, tha Romano. /Klankosova.tv