Liverpooli refuzon ofertën për Alexander-Arnold nga Real Madridi NULL NULL 01.01.2025 13:21 01.01.2025 13:21 Futbollisti Trent Alexander-Arnold Liverpool ka refuzuar ofertën për Trent Alexander-Arnold nga Real Madrid. Nuk kishte asnjë ofertë zyrtare, por kërkesë pati nga pala spanjolle. Alexander-Arnold i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mediat në Spanjë kanë thënë se 26-vjeçari ka informuar Liverpoolin se dëshiron të luajë për Madridin. Reali tani është i lirë të flasë drejtpërdrejt me Alexander-Arnold për një parakontratë. Por Liverpooli, si duket nuk ka interes të humbasë lojtarin ndërsa lufton për titullin e Premierligës. Tre prej lojtarëve kryesorë të tyre u skadon kontrata këtë verë dhe megjithatë ata kanë mbetur pothuajse të përsosur si në Premier League, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk janë të gjithë në diskutime për kontrata të reja, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.