Liverpooli ndalet nga Nottingham Forest por qëndron i qetë në vendin e parë NULL NULL 14.01.2025 23:27 14.01.2025 23:27 Nottingham Forest nuk arriti ta ruaj avantazhin që Chris Wood e krijoi që në minutën e tetë. Liverpool arriti ta gjejë golin e barazimit përmes Diogo Jotas, 21 minuta pasi nisi pjesa e dytë, njofton Klankosova.tv. Me 47 pikë të grumbulluara “The Reds” vazhdojnë ta udhëheqin të vetëm renditjen tabelare, derisa ndjekësi i tyre i parë është pikërisht kundërshtari i tyre i sotëm, që ka 6 pikë më pak. As Chelsea e as Manchester City nuk arritën ta shfrytëzojnë këtë hap ‘falso’ të liderit, pasi që të dyja barazuan sonte, madje me rezultat 2-2. “Qytetarët” s’mundën ta mposhtin Brendfortin, kurse londinezët dështuan ndaj Bournemouth, raporton Klankosova.tv. Nëse Arsenali e fiton derbin e kryeqendrës angleze, ndaj Tottenham, atëherë do ta rrëmbente vendin e dytë në tabelë, me 43 pikë.