Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liverpooli me fitore magjike në thrillerin ndaj Fulhamit

NULL NULL
03.12.2023 17:13

Liverpooli ka shënuar fitore fantastike ndaj Fulhamit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Bernd Leno, në minutën e 20’, i cili realizoi autogol. Mysafirët e barazuan rezultatin shpejt me anë të Harry Ëilson në minutën  e 25’.

Golat nuk u ndalën në pjesën e parë, pasi Mac Allister e kaloi sërish në epërsi Liverpoolin në minutën e 39’.

Megjithatë, Fulhami e barazoi edhe njëherë rezultatin në pjesën e parë me anë të Kenny Tetes, në minutën e 48’.

Në pjesën e dytë, Bobby Decerdova-Reid, e kaloi Fulhamin për herë të parë në epërsi në minutën e 80’.

Por, vendasit nuk u dorëzuan në fortesën e tyre, pasi brenda një minute realizuan dy herë.

Fillimisht Ëataru Endo e barazoi rezultatin në minutën e 87’, teksa një minutë më vonë Trent Alexander-Arnold e realizoi golin e fitores.

Liverpooli pas fitores kalon në vendin e dytë me 31 pikë të grumbullura pas 14 ndeshjeve./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme