Liverpooli dështon krejt në fund, Evertoni i nxjerr pikë në minutën e 98-të NULL NULL 12.02.2025 22:35 12.02.2025 22:35 Liverpooli ka barazuar me Evertonin ndeshjen që nuk ishte zhvilluar gjatë javës së 15-të të Premier Leagues. Në minutën e 11-të të ballafaqimit, Beto shënoi për epërsinë e Evertonit, por që rezultati u barazua pesë minuta më vonë nga Mac Allister. Pjesa e parë u mbyll pa fitues, kurse Salah u ngjit në skenë për t’ia dhënë epërsinë e parë në ndeshje Liverpoolit. E, drama erdhi krejt në fund të takimit, ku Evertoni barazoi shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, përkatësisht në minutën e 98-të të takimit. Pas këtij barazimi, Liverpooli gjendet në vendin e parë me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali, kurse Evertoni pozicionohet në vendin e 15-të me 27 pikë.