Liverpool refuzon ofertën e re të Bayernit për Luis Diazin NULL NULL 02.07.2025 17:59 02.07.2025 17:59 Liverpooli ka refuzuar një qasje të re nga Bayern Muncheni për transferimin e Luis Diazit. Klubi anglez ka njoftuar gjermanët se nuk ka asnjë plan për të negociuar largimin e kolumbianit dhe se ai mbetet pjesë kyçe e skuadrës. Megjithëse ende nuk ka marrëveshje për një kontratë të re, Liverpooli nuk ka ndërmend të hapë derën për shitje. Bayerni tashmë është informuar për qëndrimin e klubit nga “Anfield”.