Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Ylli ia “rrëmben” edhe finalen e dytë Trepçës

NULL NULL
26.05.2022 21:18

Sonte në palestrën “Minatori” të Mitrovicës luhet ndeshja e dytë e finales së playoff-it të basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Kjo ndeshje, që pritet të jetë po aq e nxehtë sa ndeshja e parë e finales, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.


22:50 – Ylli ia “rrëmben” edhe finalen e dytë Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka fituar edhe finalen e dytë përball Trepçës.

Mysafirët nga Suhareka e kanë mposhtur në palestrën “Minatori” skuadrën vendase Trepçën, me rezultat 49:60.

Yllit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.

Suharekasit kanë fituar përball mitrovicasve edhe në ndeshjen e parë me rezultat 63:62.

22:30 – Nis çereku i fundit i finales së dytë Trepça – Ylli

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ka nisur çereku i katërt i përballjes në mes të Trepçës dhe Yllit.

Aktualisht Ylli është duke fituar me rezultat 39:50.

Mbetet të shihet nëse skuadra nga Suhareka do të arrijë të fitojë edhe ndeshjen e dytë përball skuadrës mitrovicase.

22:27 – Çereku i tretë: Trepça – Ylli 39:50

Edhe çereku i tretë i ka takuar Golden Eagle Yllit.

10 minutat e treta të ndeshjes u mbyllën me rezultat.

Nëse Ylli arrin sonte të fitojë përball Trepçës, në finalen e dytë do t’i nevojitet vetëm edhe një fitore që të shpallet kampion.

22:00 – Nis pjesa e dytë e finales Trepça – Ylli

Ka nisur pjesa e dytë e finales së dytë në mes të Trepçës dhe Yllit.

Pjesën e parë e dominoi plotësisht skuadra nga Suhareka duke e mbyllur me dyfish më shumë pikë sesa klubi mitrovicas.

20 minutat e para përfunduan me rezultat 18:39 për suharekasit.

21:46 – Pjesa e parë i takon Yllit

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së dytë në mes të Trepçës dhe Yllit.

20 minutat e para i takuan mysafirëve nga Suhareka.

Në “Minatori” pjesën e parë e mbyllen me rezultat 18:39.

21: 24 – Përfundon çereku i parë, Trepça – Ylli 6:22

Ka përfunduar çereku i parë i finales së dytë në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Ky çerek i takoi mysafirëve me rezultat 6:22.

21:00 – Nis finalja e dytë mes Trepçës dhe Yllit

Ka filluar ndeshja e dytë e finales së playoff-it mes klubit të basketbollit Trepça dhe Golden Eagle Yllit.

Ndeshja ishte e paraparë që të fillojë nga ora 20:30, por një vonesë e klubit nga Suhareka bëri që takimi të shtyhet për më shumë se gjysmë ore.

Pesëshet e para të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

TREPÇA: Andrew Gordon, Rodney Purvis, Amin Hot, Corban Collins, Drilon Hajrizi.

YLLI: Chris Harris, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusic, Henrik Sirko, Dajuan Graf.

 

 

 

lajme të ngjashme