Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Përfundon takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e Quint-it

NULL NULL
03.04.2024 17:53
osmani kurti konjufca quint
Ambasadorët e Quint-it në takim të presidentja Vjosa Osmani. Në takim të pranishëm janë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Foto: Presidenca e Kosovës

19:41 – Përfundon takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e Quint-it 

Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, dhe ambasadorëve të shteteve të Quint-it në Kosovë, dhe ambasadorit të BE-së.

Gazetarja e Klan Kosova, që gjendet te Presidenca, ka njoftuar se nuk do të ketë prononcime për media nga asnjëra palë.


19:02 – Kurti del nga takimi me ambasadorët, ata vijojnë të jenë brenda

Kryeministri Albin Kurti është parë duke dalë nga takimi me ambasadorët e QUINT-it, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, ambasadorët po vazhdojnë së qëndruari brenda ambienteve të Presidencës.

Krerët e shtetit, përshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, dhe kryeministrin Albin Kurti, janë takuar sot me ambasadorët. Raportohet se takimi është mbajtur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Albin Kurti
Kryeministri Albin Kurti del nga takimi me ambasadorët e Quint-it, i cili po mbahet në Zyrën e Presidentes Vjosa Osmani. Në takim është edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Foto: Klankosova.tv

18:25 – Edhe Kurti e Konjufca në takimin e Osmanit me Quint-in

Presidenca e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar takimin për të cilin pak më parë raportoi Klankosova.tv.

Ndërkaq, në takim thuhet se po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Presidenca.  /Klankosova.tv

osmani kurti konjufca quint
Ambasadorët e Quint-it në takim të presidentja Vjosa Osmani. Në takim të pranishëm janë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Foto: Presidenca e Kosovës

Quint-i i shkon në zyrë Presidentes Osmani

Ambasadorët e shteteve të Quint-it në këto momente janë duke zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Siç merr vesh Klani, temë e takimit është procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë prononcim për media pas këtij takim, megjithatë, Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar.

quint vjosa osmani
Ambasadorët e shteteve të Quint-it i shkojnë në takim presidentes Vjosa Osmani. Foto: Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.