LIVE| Nominimi zinxhir, banorët nën ethe – Ja momenti i plotë! NULL NULL 02.12.2024 21:00 02.12.2024 21:00 01:22-Kevini nis qëndrimin në një dhomë me Anën, ja çka diskutuan! (VIDEO) Kevin dhe Ana mes puthjeve e përqafimeve të ngrohta u ribashkuan brenda shtëpisë. Në dhomën e surprizave dyshja do të kalojnë 12 orë së bashku, transmeton Klankosova.tv. Ky avantazh erdhi pasi Kevin hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të mundësuar këtë. E për të kuptuar se çka biseduan që në fillim të takimit, mund ta shihni përmes videos më poshtë 01:17 – Kështu duket dhoma ku do ta kalojnë natën Kevini së bashku me Anën (VIDEO) Ana është kthyer në Big Brother VIP Kosova 3, e cila do të kalojë një natë me Kevinin. Kjo pasi ky i fundit hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të mundësuar këtë. Në momentin që Kevini e pa Anën, nuk u përmbajt duke i dhënë puthje e përqafime. Momentin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme: 01:12-Olta: Drenusha rrezikon eliminmin këtë javë! (VIDEO) Këtë ‘Prime’ nominimet nga banorët janë bërë në formë të zinxhirit. Filloi me Drilonin, i cili ishte i preferuari i publikut, teksa vazhduan të tjerët. Kështu Gjesti, Xuxi, Xheneta, Drenusha dhe Arioni ngelën të nominuarit për këtë javë. E opinionistja, Olta Gixharri ka dhënë mendimin e saj se kush nga banorët e rrezikon eleminimin. Ajo u shpreh këtë javë rrezikon eliminimin Drenusha, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë shiheni videon në vijim: 01:06 – Nominimi zinxhir, banorët nën ethe – Ja momenti i plotë! Këtë të hëne nominimet nga banorët janë bërë në formë të zinxhirit. Filloi me Drilonin, i cili ishte i preferuari i publikut, teksa vazhduan të tjerët. Në fund mbetën Gjesti, Xuxi, Xheneta dhe Drenusha – këta patën mundësi të marrin edhe një në nominim. E banorin që e zgjodhën ata ishte Arioni. Kështu Gjesti, Xuxi, Xheneta, Drenusha dhe Arioni janë të nominuar për këtë javë. Kështu shpëtuan banorët njëri-tjetrin: Driloni: Kevin Kevin: Arion Arioni: Sarën Sara: Gresën Gresa: Paul Paul: Vullnetin Vullneti: Anisën Anisa: Lelën Lela: Leon Leo: Rovena 00:50-Driloni banori më i preferuar nga publiku! (VIDEO) Driloni, është shpallur banori i preferuar i Big Brother VIP Kosova 3, për këtë javë. Driloni ka marrë më së shumti vota në këtë televotim i cili u hap që në fillim të ‘Prime’, transmeton Klankosova.tv. E, natyrisht kjo vjen edhe me një avantazh që ka të bëj me nominimet. I njëjti do të nis zinxhirin e shpëtimit. Për më shumë shiheni videon në vijim: 00:30-Milaim Zeka falënderon Big Brother: Sonte na dha një çmim shumë të madh! (VIDEO) Milaim Zeka ka falënderuar Big Brother VIP Kosova, për ndikimin e madh që ka. Krejt kjo pasi direkt nga rrëfimi i Anisës, produksionit i është lajmëruar ordinanca që do ta marrë përsipër shërimin e saj! Ai tha se sonte Big Brother ka dhënë një çmim të madh, transmeton Klankosova.tv. “Faleminderit nga Big Brother , që le ta dinë të gjithë njerëzit në botë, që Big-u nuk është vetëm një lojë por një realitet i jetës, dhe Big-u sonte na ka dhënë një çmim shumë shumë të madh”, tha Zeka. Ndiqeni videon e plotë: 00:29 – Anisës i realizohet ëndrra, lajmërohet ordinanca që do ta marrë përsipër shërimin e saj! Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti i ka dhënë një lajm të gëzueshëm Anisës, pas rrëfimit drithërues që ajo dha. Ai i ka treguar Anisës që është lajmëruar ordinanca që do të marrë përsipër shërimin e saj. “Pas rrëfimit themeluesja e A+ Medical Solution ka kontaktuar me produksionin tonë dhe ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë lidhur me problemin tuaj shëndetësor të marrë përsipër me të gjitha forcat për shërimin sa më të shpejt dhe efektiv”, u shpreh Alaudini. Më pas reagoi edhe Anisa, e cila mbeti pa fjalë pas lajmit të mirë që mori. “Unë këtu do të rri vetëm për qejf, ‘skam fjalë u jam shumë mirënjohëse, me punë krejt gjërat kthehen, faleminderit shumë”, tha Anisa. 00:14 – “E mendova t’i jap fund jetës” – Anisa plas në vaj duke rrëfyer për mënyrën si deshi ta kryente atë! Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa, ka bërë një rrëfim drithërues. Madje ajo tha se në një moment ka menduar që t’i jap fund jetës. “Po Dini se mu kanë bërë shumë gjëra bashkë. Ka qenë një moment kur motra më ka parë kur kam pirë shumë hapa, më atë mendim nuk e kam, kam ndryshuar, nuk dua ta mendoj atë pjesë, ka gjashtë ose shtatë muaj”, u shpreh Anisa. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 00:12- Anisa surprizohet nga vëllai dhe motra në Big Brother, qan me dënesë! (VIDEO) Pas rrëfimit që solli plotë emocione, Anisa ka marrë një surprizë të bukur nga Vëllai i Madh. Në oborrin e shtëpisë, Anisën e priti vëllau dhe motra të cilët sollën një emocion tejet të fortë e të bukur. Anisa teksa qau me dënesë, përqafoi fort të vëllanë dhe motrën, transmeton Klankosova.tv. Për të parë takimin emocional, shiheni videon më poshtë: 00:01-Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë e mëdha që ia solli jeta! (VIDEO) Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa ka bërë rrëfimin e jetës përgjatë qëndrimit në shtëpi. Anisa ka rrëfyer me plotë emocione rreth fëmijërisë së saj, dhe mënyrën se si është rritur. Ajo ka thënë se është rritur si djalë, pasi që nga fëmijëria e kanë veshur si të tillë, dhe si e tillë thotë se ndjehet akoma, sipas saj, me energji mashkullore përbrenda. Tutje, Anisa ka treguar për sëmundjen e saj, e cila vuan nga skolioza, transmeton Klankosova.tv. “E kam parë në pasqyrë shpinën, jam kthyer anash në anën e majtë dhe e pash njërën pjesë të shpinës më të çune. Shkova te mami dhe i thash më shiko, se diçka nuk është në rregull me mu, mos jam vra. Momentin që doktori e ka pa shpinën tem, ai i ka thënë nënës time qysh keni mujt me leju fëminë tuaj me lënë në këtë gjendje, mos me ia bë ndonjë kontrollë… Kemi shku në doktora të ndryshëm dhe njëri nga ta tha se kjo që e ka, është shumë problem të rikuperohet apo me u shëru me fizioterapeut, por ne kemi me u mundu që të bëjmë gjëra që kjo të ndihet më mirë. Sëmundja ime është skolioza dhe klifoza e dyfishtë, e kam nga pjesa e qafës deri te boshti i kukave…! “, u shpreh Anisa. Ajo tutje ka rrëfyer se sa vështirë e ka pasur të mbaj jelekun nga doktori, dhe mënyrën se si është bullizuar edhe në shkollë. “Kam qenë duke ecur, një çikë nga larg më ka bërtitur dhe ka thënë ‘kqyre kjo çika që është e paralizune’, dhe në atë moment truri im ishte off” u shpreh mes lotësh Anisa, e cila thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë.. Anisa ka treguar edhe për pjesën e shërimit, e cila theksoi se kishte momente kur nuk kishte pirë as ilaqet, teksa rrëfeu se ka patur raste që ka tentuar t’i bëjë edhe vetes keq. “Mjeku më ka thënë që gjithqysh më duhet ta bëj operimin, pasi në të ardhmën nuk mund të bëj fëmijë, dhe rrezikoj edhe të mbes në karroce”, u shpreh Anisa. Çmimi i këtij operacioni sipas Anisës, është 200 mijë euro dhe është shumë që unë nuk mund ta arrij, ndaj edhe është pjesëmarrëse e këtij formati. “Po e shoh veten që nuk jam mirë, si psiqikisht as fizikisht, dhe arsyeja që kam ardhur në Big Brother është për të fituar çmimin dhe ta kryej operimin”, tha Anisa, teksa thotë se i vjen keq për prindërit teksa dëgjojnë se e njëjta ka tentuar t’i bëj vetes keq. Anisa ka treguar edhe për jetën sentimentale, e cila tha se kishte qenë në një lidhje toksike, transmeton Klankosova.tv. Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 23:31 – Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 10 mijë euro çmimit kryesor! Vullneti ka shpërthyer me deklarata ndaj Kevinit, pasi ky i fundit hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të kaluar një natë me Anën. Ky thotë se Kevini nuk i ka dhënë asgjë deri më tani shtëpisë. “10 mijë euro për një natë. Ky as nuk din as shqip, nuk i ka dhënë asgjë shtëpisë. Nata e shtrenjtë në histori”, u shpreh Vullneti. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 23:28- Shpërthejnë debatet e forta brenda shtëpisë, pas vendimit të Kevinit (VIDEO) Pas vendimit të Kevinit për zbritjen e çmimit të madh për të kaluar një natë me Anën, kanë shpërthyer debatet mes banorëve. Shumica e shtëpisë iu kthyen kundër Kevinit duke i reaguar ashpër këtij të fundit për vendimin, transmeton Klankosova.tv. Ata konsiderojnë se nuk është e drejtë që t’i hiqen 10 mijë euro çmimit vetëm për të kaluar 12 orë me dikë që sipas tyre mund të takohen jashtë. Për më shumë shiheni videon e mëposhtme: 23:23 – Kevin i heq 10 mijë euro nga çmimi i madh, për ta kaluar natën me Anën! Kevini i ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të kaluar një natë me Anën. Ai u vu përballë kësaj zgjidhjeje nga Vëllai i Madh, e kërkesën e pranoi. Ai do të qëndrojë së bashku me Anën për 12 orë në dhomën e surprizave. Ndryshe, çmimi i madh tani ka rënë në 170 mijë euro, nga 200 mijë sosh sa ishte. 23:18- “Gjysmën e buxhetit e çojnë në cigare” – Driloni thotë se e sabotoi sfidën, nervozohet Xuxi! (VIDEO) Sfida e buxhetit gjatë kësaj jave është përcjellë me shumë debate e shumë dinamikë. E një nga banorët edhe e kishte sabotuar sfidën, veprim ky që shkaktoi nervozë tek disa nga banorët tjerë. Driloni ishte ai i cili e sabotoi me arsyetimin se sipas tij “Gjysmën e buxhetit e çojnë në cigare”, transmeton Klankosova.tv. Me këtë deklaratë u nervozua Xuxi i cili i reagoi ashpër. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: 22:59- Milaim Zeka, Drilonit: ‘Ta lexoj mimikën, ti digjesh për Lelen’ – Ja reagimi i banorëve! (VIDEO) Opinionisti, Milaim Zeka ka insistuar në mendimin e tij se Driloni ka pëlqim të fortë për Lelën. Ai gjatë ‘Prime’-it, i tha banorit se di të lexoj mimikat, teksa sipas Zekës, Driloni digjet për Lelën “Mosha ime, përvoja eksperienca e gjatë edhe si gazetar, dhe si përkthyes më bën që ta lexoj mimikën, ti sot e kësaj ditë digjesh për Lelën”, tha Zeka. Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga nysat, transmeton Klankosova.tv. Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 22:57 – Leo zbulon motivin e përplasjes me Drilonin – Ja arsyeja kryesore! Leo ka treguar arsyet që buruan deri te përplasja me Drilonin, brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ai, në fakt thotë se është munduar që të ketë muhabet tjetër me Drilonin, por ky i fundit e ka injoruar. “Gjatë rrugëtimit tonë jam munduar t’i afrohem të gjithëve dhe Drilonit, jam mundur me mirësjellje dhe respekt. Por ky nuk më ka afruar asnjëherë për bisedë”, u shpreh Leo. Madje Leo thotë se Driloni ka ndryshuar si person me hyrjen e Edit në shtëpi. “Prej asaj treshes që ka ndodhur, i patëm kryer këto muhabete. Driloni ka qenë i heshtur, kur ka ardhur Edi ka krijuar një arrogancë, i kanë përqeshur të gjithë banorët në gjermanisht”, vazhdoi ai. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 22:43 – Olta për Lelën dhe Leon: ‘I dërgova mesazh, djali nuk mund të rrijë me ty, puqi!’ Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka komentuar zgjedhjen që Lela bëri për masazh. Olta thotë se me këtë veprim, Lela i dërgoi një mesazh të qartë Leos. “Më vjen keq Lela që të pash të turbulluar, duhej të ishe më e qëndrueshme dhe më e saktë këtu duken lojtarët, në mënyrën si bëjnë zgjidhje”, u shpreh Olta. “Unë mendoj se Lela i dha një pluhur të vogël Leos për t’i thënë ‘shiko djali, jemi çift – por nuk mund të rrijë me ty, puqi, puqi”. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 22:25-Krisje në raportet mes Leles dhe Leos – Ç’ka ndodhur mes tyre? (VIDEO) Një nga çiftet e Big Brother VIP Kosova, edicioni i tretë, Lela dhe Leo kanë pasur krisje në raportin e tyre këto ditët e fundit. Në ‘Prime’ është shfaqur klipi që përfshinë të gjitha detajet dhe raportin e tyre. E gjithë kjo ka nisur nga zgjedhja e Lelës e cila si kapitene e javës kishte avantazh të zgjidhte një banorë të shijojë një masazh profesional brenda shtëpisë. Ajo zgjodhi Vullnetin, teksa për këtë i reagoi keq Leo, dhe jo vetëm. Asaj iu kundërvunë edhe shumë nga banorët tjerë të cilët e gjykuan për zgjedhjen e saj. Leo ishte shprehur se Lela nuk po ka dëshirë të bëj sfidat me të, e që sipas tij nuk po e kupton pse, transmeton Klankosova.tv. “Te kisha pas unë atë avantazh nuk e kisha menduar as dy herë”, ishte shprehur Leo në dhomën e rrëfimit, gjersa theksoi se nuk i kishte pëlqyer sjellja e saj. Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 22:02 – Olta hedh dyshime: Ndarja e Vullnetit me Gresën është vetëm një lojë – Ja reagimi i banorëve! Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se përplasja e Gresës dhe Vullnetit është vetëm lojë. “Vullneti dhe Gresa e kanë lojë, vetëm unë nuk kuptoj se kur fillon dhe ku është e vërteta. Ju njoh shumë mirë. Të dy janë natyra të forta dhe duan ta vazhdojnë bashkë. Asnjëri nuk nënshtrohet”, u shpreh Olta. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 21:59-Tensione në Prime: Shpërthejnë debatet e forta mes Drenushës, Gresës dhe Xhenetës! (VIDEO) Pas debatit mes Vullnetit dhe Gresës në ‘Prime’, është përfshirë edhe Xheneta dhe Drenusha. Debati u zhvillua mes banorëve me tensione e tone të larta, duke tentuar të sqaronin situatën. Vullneti tregoi në ‘Prime’ se cili kishte qenë plani i tij dhe Gresës karshi Xhenetës qësipas tyre e njëjta nuk guxon t’ia kthej fjalën Drenushës. “Dua t’i prish matematikat”, tha Vullneti, teksa sqaroi pse e kishte bërë këtë plan, transmeton Klankosova.tv. “Unë mendoj që Vullneti ka menduar shumë mirë, por Gresa nuk i qëndron planit, pasi e ka frikën shumë të madhe”, u shpreh Drenusha. Ndaj kësaj deklarate reagoi ashpër Gresa, gjersa agravuan në tone tejet të ashpra. Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:58 – Zeka me deklaratë të fortë: Sonte Vullneti e tregoi anën më të mirë të tij! Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka komentuar përplasjen në mes Vullnetit dhe Gresës. Madje Zeka thotë se Vullneti me fjalët që i tha sonte në Prime e ka treguar anën e tij të mirë. “Një gabim i strategjik i lojës është nga ana e Gresës, me të gjithë Gresa po përdorë të njëjtën strategji. Duhet ta dijë se Vullneti është lojtar krejt ndryshe prej lojtarëve të tjerë”, u shpreh Milaimi. “Mirë që Vullneti sot është ndezë dhe e ka treguar anën e tij të mirë sonte”. 21:50-Tradhti apo diçka tjetër? – Si u shndërrua Vullneti në një kameleon në shtëpi? (VIDEO) Është shfaqur klipi i dy banorëve që dikur ishin miq brenda shtëpisë, Vullnetit dhe Gresës. Ky klip shpërfaq ‘krisjen’ e miqësisë së dyshes, të cilët kanë pasur ditëve të fundit debate të shumta e përplasje të forta mes tyre. E siç duket për krejt raportin e tyre, ‘mollë sherri’ u bë Xheneta për të cilin kishin një plan të përbashkët, transmeton Klankosova.tv Dyshja akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti, teksa nuk ndaluan ofendimet mes tyre ndër debatet që zhvilluan. Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:47 – “E ke mizën pas veshi” – Dini i ashpër me Drenushën! Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, i është drejtuar ashpër Drenushës. Kjo e fundit nuk u ndalte duke thënë që brenda shtëpisë shfrytëzojnë momente për vota. Por aty i është kthyer më pas Dini. “E dyta për hipokrizinë që e keni bërë i është drejtuar të gjithëve. Por ti që e merr personale e ki mizën pas veshi”, iu drejtua Alaudini, Drenushës. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 21:35 – Diana i drejtohet Arionit: Te hyrja e Klanit po të pres (VIDEO) Diana i është drejtuar Arionit që është duke e përcjellë tërë kohën brenda shtëpisë. Ajo madje i tha po e pret te dera në momentin që ky e len shtëpinë. “Unë jam duke të përcjellë, dhe po dua të them që e di që po e kam një pikë se ku të pres, unë jam te hyrja e Klanit, herë kurdo që del”, u shpreh Diana. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 21:35-Diana e ashpër me banorët – Ja çfarë ju thotë! (VIDEO) Pas shfaqjes së klipit të Drenushës dhe Arionit me debate të forta, Diana u shpreh në studio se Arionit po i përdoret pika e dobët, që sipas saj është ajo. E njëjta tha se të gjithë banorët duke përfshirë edhe Drenushën po e përdorin emrin e Dianës për ta sulmuar Arionin, transmeton Klankosova.tv. “Ashiqare janë tu përdorë emrin tim për ta sulmuar Arionin”, u tha ajo banorëve. Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:30-Milaim Zeka i zbulon Arionit se Diana është tezja e tij – Ja si reagoi ai! (VIDEO) Opinionisti, Milaim Zeka gjatë spektaklit ‘Prime’ i ka zbuluar Arionit se Dianën e ka teze. Ai e ngacmoi Arionin, duke i thënë se nuk i ka ardhur mirë që i njëjti ia ka ‘ngacmuar’ tezen, transmeton Klankosova.tv. “E para Arion deshta me të thanë, se ti se ke ditë por po të tregoj që Dianën e kam teze edhe hiç s’më ka ardhë mirë që ma ke nguc tezen brenda”, u shpreh Zeka. “S’ta kam nguc, ta kam dashtë”, ia ktheu Arioni. Këto deklarata shkaktuan të qeshura tek banorët dhe publiku në studio. Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:22 – Tensione në shtëpi: Si nisi përplasja mes Drenushës dhe Arionit? Një përplasje ka ndodhur mes Drenushës dhe Arionit brenda shtëpisë. Akuza të shumta janë hedhur ndaj njëri-tjetrit. Tensioni mes tyre ka nisur nga tema për Dianën e ka vazhduar më tej. Se çka ndodhi për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 21:18 -“U penalizova për lidhjen me Arionin” – Deklarata e papritur e Dianës në ‘Prime’ (VIDEO) Diana është shprehur se ia ka parë ‘hajrin’ pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo theksoi se i mbet peng largimi i hershëm nga shtëpia, ani pse sipas saj ka marrë shumë dashuri jashtë nga publiku, transmeton Klankosova.tv. Diana po ashtu deklaroi se mendon që atë e ka penalizuar edhe lidhja me Arionin brenda lojës. “Natyrisht që më ka mbet pikë në zemër që nuk e vazhdova lojën, se vërtetë e kam parë vetën që shkoj larg aty brenda, u penalizova shumë edhe për lojën meqë u lidha me Arionin”, u shpreh Diana. “Nëse do futesha prap e di që do e bëja lojën më shumë vetëm, se në lidhje”, tha ndër të ajo. Ndërkohë që edhe njëherë Diana sqaroi se motra saj dhe familja nuk kanë ndikuar në daljen e saj jashtë Big-ut. Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:14 – “U ndje i bullizuar nga Rezi dhe Arioni” – Burimi rrëfen për situatën jashtë shtëpisë Burimi ka thënë se është ndjerë i bullizuar për kohën sa ka qenë brenda shtëpisë. Ai thotë se këtë nuk e vërejtur për shkak të presionit brenda shtëpisë. “Kur jam dalë i kam parë videot qysh ka reaguar publiku. Unë brenda shtëpisë kam qenë i izoluar, ka qenë presioni i madh i shtëpisë, i rrethuar me kamera 24 orë. Njerëzit si unë më kanë lajmëruar, janë ndjerë të ofenduar”. Ai thotë se bëhet fjalë për Rezin dhe Arionin që e kanë bullizuar brenda shtëpisë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: Ka filluar LIVE spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 14-ti me radhë. E si çdo herë edhe sonte pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij. Po ashtu në këtë ‘Prime’ pritet një rrëfim tejet i fuqishëm i një nga banorët e shtëpisë, i cili do i’u lë pa ‘frymë’, transmeton Klankosova.tv. Mos e humbisni këtë super ‘Prime’ zjarr i cili padyshim do sjellë emocione të forta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Olta e thotë troç: Driloni e shfrytëzon Sarën, ajo është viktimë! (VIDEO) 3 minuta më parë
Big Brother VIP (Mos) loja e Drilonit nxitë debatin në Prime, kush-çka po thotë? (VIDEO) 11 minuta më parë
Big Brother VIP Përplasje mes Sarës dhe Drilonit: Nuk të lejoj të më hedhësh poshtë 22 minuta më parë