Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Laurenti dhe Fitimi futen si një banor i vetëm në BBVK (VIDEO)

NULL NULL
09.12.2024 21:02

01:35 – Laurenti dhe Fitimi futen si një banor i vetëm në BBVK (VIDEO)

“Vëllai i Madh” i ka sjellë shtëpisë dy banorë të rinj teksa ditët drejt përfundimit të rrugëtimit kanë nisur të numërohen.

Laurenti dhe Fitimi janë dy konkurrentët që i janë bashkëngjitur formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova,

Ata janë futur të dy por do të llogariten si një banor i vetëm.

Për të parë klipin e tyre prezantues, klikoni në videon në linkun më poshtë.


01:23 – Ja kush janë të nominuarit e kësaj jave

Përveç Xhenetës që është në nominim të përhershëm dhe Kevinit që doli më pak i preferuari nga publiku, të nominuarit e kësaj jave janë edhe Gresa, Anisa, Leo dhe Rovena.

Më poshtë gjeni kush-kë nominoi:

Anisa: Gresa dhe Rovena;

Leo: Sara dhe Anisa;

Drenusha: Leo dhe Rovena;

Driloni: Xuxi dhe Lela;

Rovena: Vullneti dhe Gresa;

Gjesti: Anisa dhe Gresa;

Sara: Anisa dhe Leo;

Gresa: Rovena dhe Leo;

Vullneti: Leo dhe Lela;

Xuxi: Vullneti dhe Gresa;

Xheneta: Anisa dhe Drenusha;

Kevini: Anisa dhe Drenusha;

Lela: Xuxi dhe Rovena.


01:04 – Santiana komenton lojën e Rovenës: Nuk del asnjëherë nga vetja!

Santiana ka komentuar takimin e Rovenës me motrën e saj, duke thënë se e emocionoi.

Ajo, mes tjerash potencoi se i pëlqen loja e Rovenës, pasi sipas saj, e mban qetësinë gjithmonë brenda shtëpisë.

“Mua më emocionoi ajo pjesë, e di që është dashuri e sinqertë mes motrës edhe pse unë nuk e kam dhe e vuaj atë pjesë. Rovena më pëlqen që e mban qetësinë dhe debaton si duhet, asnjëherë nuk e kam parë duke dalë nga takti, është artiste e madhe dhe shpresoj që e gjen fatin e jetës”, u shpreh Santiana.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


00:45 – Takimi emocional i Rovenës me motrën, shpërthejnë në vaj të dyja (VIDEO)

Një surprizë e këndshme dhe goxha emocionuese është përgatitur nga “Vëllai i Madh” enkas për Rovenën.

Kësisoj, Rovena pasi tregoi rrëfimin e trishtë të jetës së saj, motra e saj po e priste në oborr, transmeton Klankosova.tv.

Takimi në mes motrave rezultoi të jetë emocionues dhe u mirëprit shumë nga Rovena, e cila dukej më e lumtur se kurrë.

Rovena tregoi se asnjëherë nuk kanë qëndruar më larg njëra-tjetrës.

Për detaje tjera, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:38 – Rovena: Kam qenë shtatzënë, e kam humbur fëmijën nga dhuna (VIDEO)

Pas rrëfimit tejet personal dhe të vështirë të Rovenës, ajo shpërtheu në vaj.

Madje ajo tregoi edhe një sekret që nuk është bërë i ditur kurrë nga këngëtarja, transmeton Klankosova.tv.

Në kohën kur ish-partneri i saj po e dhunonte, ajo ishte shtatzënë ku si pasojë humbi fëmijën.

Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme:


00:37 – Rrëfimi i trishtë i Rovenës: Historia e bashkëjetesës dhe dhunës nga një djalë problematik

Rovena, është banorja e radhës që ka dhënë një rrëfim prekës për sfidat që ka kaluar në jetë.

Ajo ka filluar të flas që nga fëmijëria e saj, duke thënë se pika e dobët janë dy prindërit.

“Dëshira që kishin prindërit tanë të dy i kam pikë të dobët. U linda në qytetin e bukur të Fierit, ku nëna  dhe babai im ,dy njerëz që kanë rritur tre vajza në një dashuri për artin, për jetën për dashurinë për njerëzit”, u shpreh fillimisht Rovena.

Kurse diçka që Rovi vendosi të tregojë për herë të parë është ish i dashuri i saj, me të cilin nuk pati përfundim të mirë.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditë e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, vazhdoi të tregojë Rovena.

“Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit atë mëngjes vetëm kur e pash veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja, dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:


00:22 – Xuxi dhe Kevini shpallen kapitenët e kësaj jave (VIDEO)

Xuxi dhe Kevini janë shpallur kapitenët e kësaj jave pasi dhanë nga katër përgjigje të sakta në sfidën e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’.

Kësisoj, meqë sfida ishte mundësuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës edhe kanë fituar shpërblime.

Xuxi, Kevini, Lela, Vullneti dhe Sara kanë fituar nga një biletë udhëtimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më posht


00:15 – Momentet më pikante nga sfida e kapitenit (VIDEO)

Sfida e kapitenit për këtë javë për banorët ishte “kujtesa”.

E në këtë “Prime” u zbuluan momentet më pikante të kësaj sfide, transmeton Klankosova.tv.

Shihni në videon e mëposhtme këto momente:


23:38 – Leo vendos të distancohet nga Lela, ajo e mirëpret këtë vendim (VIDEO)

Lidhja mes Leos dhe Lelës është krisur pas sfidës me bluza, ku si shkak kryesor ishte fjetja e Lelës afër Drilonit.

Gjatë Prime-it Lela dhe Leo janë sqaruar ndërmjet vete, ku ky i fundit ka kërkuar që të distancohen, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Lela ia përsëriti fjalinë që i tha një ditë më parë.

“Nuk jam stacion treni, kurdo që të vish me të pranu”, u shpreh Lela.

Për detaje më të hollësishme, shihni videot e mëposhtme:


23:33 – A u ndan përfundimisht Lela dhe Leo? – klipi përmbledh gjithë çka ndodhi mes tyre (VIDEO)

Çifti Lela dhe Leo kanë pasur përplasjet më të mëdha ditëve të fundit si shkak i sfidës treshe nga ‘Vëllai i Madh’.

Shkak i gjithë përplasjes mes tyre u bë xhelozia e Leo-s ndaj Drilonit pasi sfida ishte Lela, Driloni e Sara, transmeton Klankosova.tv.

Leo e ka akuzuar Lelën se e njëjta e ka shfrytëzuar atë për lojën e saj. Kjo deklaratë e acaroi shumë Lelën e cila i tha se ai nuk di se çfarë do të thotë të kesh ndjenja të vërteta.

Banorëve në shtëpi iu shfaq klipi me gjithë çka ndodhi në raportin e tyre gjatë ditëve të fundit.

Për më shumë detaje, shiheni videon e plotë në linkun më poshtë:


23:24 – Rritet çmimi i madh pas sfidës së banorëve në bluzë treshe!

Driloni, Sara dhe Lela, ishin të vetmit që e kompletuan sfidën në treshe me sukses.

Ata qëndruan tërë kohë në një veshje, ani se kishin vështirësi.

Me këtë veprim e rritën sërish çmimin e madh – nga 165 mijë në 170 mijë.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:


23:18 – “Mashtruese”, “Gënjeshtare” – Përplasje e fortë mes Drenushës dhe Xhenetës (VIDEO)

Sfida me bluza ngjalli debat të ashpër mes Xhenetës dhe Drenushës gjatë Prime-it.

Pasi Xheneta kishte hequr një herë bluzën, ajo dha arsyetimin e saj pse e bëri këtë, mirëpo Drenusha i tha se ajo është mashtruese, dhe nuk u kthye në sfidë për të, ashtu siç tha edhe Xheneta, transmeton Klankosova.tv.

Debati mes tyre kaloi në tone të larta, e në fjalë ofenduese.

Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme:


23:06 – Momentet më të veçanta e komike nga sfida treshe që pati ‘Vëllai i Madh’ për banorët (VIDEO)

‘Vëllai i Madh’ në spektaklin e kaluar i vendosi banorët përball një sfide treshe.

Kësisoj, nga tre banorë të ndarë në grupe do të qëndronin të lidhur nëpërmjet një bluze, transmeton Klankosova.tv.

Në spektaklin e sotëm, banorëve iu shfaq klipi me të gjitha momentet e veçanta e komike.

Po ashtu në videon në linkun më poshtë mund të kuptoni se kush nga banorët u dorëzua e kush nga ta e qoi sfidën deri në fund.


22:58 – Milaimi, Vullnetit: Jep shembull për të rinjtë!

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka pati disa këshilla për Vullnetin.

Ai i thuri lëvdata duke i thënë se mund të jap këshilla me mesazhe për të rinjtë.

“Bëhu djalë i fortë kolegë i fortë, je nga gazetarët më të fortë jepu shembull, merre guximin tregoju fëmijëve, rinisë se si ke marrë vendim për ta lënë atë që the”, u shpreh Zeka.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:


22:34 – Eskalon debati mes Xuxit dhe Vullnetit në ‘Prime’ – akuzojnë fuqishëm njëri-tjetrin (VIDEO)

Pas prezantimit të klipit me përplasjen mes Vullneti dhe Xuxit, situata eskaloi edhe më tej gjatë spektaklit “Prime”.

Që të dy akuzuan njëri-tjetrin me gjëra të rënda, siç është përdorimi i drogës, racizmi e çështje të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Ky debat mes tyre vazhdoi goxha gjatë, ani pse është natë spektakli.


22:28 – Dramë në ‘Prime’, debati i fortë mes Vullnetit dhe Xuxit (VIDEO)

Xuxi dhe Vullneti kanë vazhduar përplasjen e tyre edhe pasi në spektakël iu shfaq klipi me gjithë debatin e ashpër mes tyre.

Vullneti u shpreh se ka provokuar këtë debat me Xuxin tash e dy javë për të cilin konsideron se ka qenë shumë i nevojshëm në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.

Kësisoj, edhe në spektakël u kthye në diskutim feja, shkenca e ana profesionale e të dy banorëve.

Por për të kuptuar më shumë detaje nga diskutimi i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:21 – Debat i fortë mes Vullnetit dhe Xuxit, akuza e kundërakuza – Ja çka ndodhi!

Një debat që duket se i ka munguar shtëpisë më të madhe në vend, është ai në mes Vullnetit dhe Xuxit.

Niveli i debatit shkoi përtej, duke kaluar në anën profesionale dhe në shumë sfera të tjera.

Në lidhje me këtë është përgatitur një klip i veçantë me momentet më të mira.

Për më shumë mund të ndiqni videon e mëposhtme:


22:14 – Vullnetit nuk i besohet se doli i preferuari i publikut (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti ka dalë i preferuari i publikut.

E atij nuk i besohej kjo gjë, transmeton Klankosova.tv.

“A i keni numëruar mirë votat? Se mua më thonë se më urrejnë, dhe asnjëherë s’kam dal i preferuari”, u shpreh ndër të tjera Vullneti.


22:11 – Vullneti më i preferuari i publikut, Kevini më pak i preferuari (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, është shpallur banori i preferuari i publikut në këtë pikë të lojës.

Televotimi që ishte i hapur nga spektakli i kaluar ka zgjedhur si më pak të preferuarin Kevinin.

Tek më pak të preferuarit ishte edhe Pauli, por i njëjti ka ndërprerë rrugëtimin e tij gjatë spektaklit të sontëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:09 – Kumtohet vlera e buxhetit që kanë fituar banorët këtë javë – Plasin debatet në shtëpi!

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti u ka kumtuar banorëve vlerën e buxhetit që kanë për këtë javë.

Hamiti thotë se kjo është shifra me e ulët që ka qenë ndonjëherë.

“Për këtë javë buxheti juaj është shifra më e ulët ndonjëherë. Ju keni fituar 10 për qind”, u shpreh Hamiti.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:


22:03 – Momente qesharake nga sfida e buxhetit –  sa figura publike njohën banorët? (VIDEO)

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend janë përballur me një sfidë interesante për buxhet.

E sonte janë prezantuar momentet më qesharake nga kjo sfidë, transmeton Klankosova.tv.

Për t’i shikuar këto momente pikante, klikoni në videon e mëposhtme:


22:01 – ‘Vëllai i Madh’ i ashpër me Xhenetën për shkak të gjuhës së saj, e çon në nominim të përhershëm (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ka marrë një ndëshkim për gjuhën denigruese brenda shtëpisë dhe ndaj banorëve.

‘Vëllai i Madh’ e ka ndëshkuar Xhenetën duke e çuar në nominim të përhershëm gjatë gjithë qëndrimit të saj në BBVK, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, ky është edhe paralajmërimi i fundit për Xhenetën.

“Xheneta kundrejt veprimeve tua të pahijshme në përballje me Anisën dhe Drilonin është vijuar me ofendime të vazhdueshme. Sjelljet tua në disa momente i kanë tejkaluar kufijtë prandaj për ty kam marrë një vendim. Ti Xheneta do të jesh në nominim të përhershëm derisa rrugëtimi yt në shtëpinë më të famshme do të përfundojë dhe ky është paralajmërimi i fundit që kam për ty”, u shpreh ‘Vëllai i Madh’.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:45 – Santiana ia thotë troç Xhenetës: Je duke e degraduar Big Brother!

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Santiana thotë se gjuha që po përdorë Xheneta brenda shtëpisë është duke e penalizuar.

“Gjuha që po e përdorë po te penalizon shumë. Të ka ardhur një mesazh nga vëllai dhe kam menduar që e merr atë mesazh. Gjuha që je duke e përdor është shumë e keqe për një Reality Shoë, nuk ofendohet njeri për pamje të jashtme”, u shpreh Santiana.

“Je duke e degraduar komplet Big Brother, nuk ki nevojë të ofendosh”.


21:39 – “Nuk ka arsyetim me të përkrahë me atë gojë”, Dini shpërthen ndaj Xhenetës (VIDEO)

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka shpërthyer karshi Xhenetës për shkak të fjalori të saj të ulët.

Hamiti i tha se duhet t’i vijë turp asaj për degradimet që bënë, njofton Klankosova.tv.

“Xheneta pusho, jeni në ‘Prime’ po flet për te brendshme, turp të kesh. A e din çka? Nuk ka asnjë arsyetim me të përkrahë me këtë gojë, me këtë fjalor të pisët, e ke degraduar nivelin e Big Brother me fjalët tua, të tjerët duhet të ulen në nivelin tënd për me ta kthy ty. Marre, marre, marre”, është shprehur Alaudin Hamiti karshi Xhenetës.


21:40 – ‘Kjo është pis’hane’, Milaim Zeka kritikë të ashpër ndaj Xhenetës për sjelljet me banorët (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka kritikuar ashpër Xhenetën për sjelljet e kësaj të fundit në raport me banorët e shtëpisë.

Zeka, mes tjerash, kritikoi edhe banorët e tjerë për të cilët tha se gjuha denigruese nuk është lojë por realiteti i banorëve, transmeton Klankosova.tv.

“Mbrojtja më e mirë e familjës që ju do duhej të bënit është të mos i lëndoni duke i përfshirë në lojën e juaj të pakuptimtë. Kjo nuk është lojë – ky është realiteti i botës së juaj të jashtme e të brendshme. Xheneta përtej asaj që të thotë Anisa ti i fyen, e fyen Drilonin dhe e prek me dorë – ta kemi tërheq vërejtjen dhe kjo nuk është lojë është pis’hane”, u shpreh Zeka.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:37 – Anisa për Xhenetën: Nuk ka pikë turpi në trupin e saj!

Debati në mes Xhenetës dhe Anisës ka vazhduar edhe në Prime, ku nuk munguan as përplasjet.

Anisa thotë se nuk e ka idenë që pse Xheneta po bën këso sjellje ndaj saj.

“Nuk e di pse ka filluar me mua, më ka ofenduar në mënyrë të  ndryshme e kam mbajtur veten në maksimum, mos me dalë prej vetes, më është afruar në fytyrë, më ka thënë shëmtirë, e që nuk kam dashur t’ia kthej me të njëjtën monedhë”, u shpreh Anisa.

“Kjo për mua e ka treguar karakterin e vet prapë, unë kam pritur pas rikthimit në shtëpi ka me bo diçka, ose ka me u kthy për të mirë, por ka treguar që nuk ka pikë ndjenjë në trup të vetin dhe pikë edukate në trup të vet”.


21:33 – Xheneta tregon kur nisi sherri me Anisën (VIDEO)

Ka dalë klipi i cili ka trazuar shtëpinë, pra përplasja mes Anisës dhe Xhenetës, dhe kësaj të fundit me Drilonin.

E për përleshjen me Anisën, Xheneta ka treguar zanafillën e këtij problemi, transmeton Klankosova.tv.

Për të kuptuar se kur nisi, klikoni në videon e mëposhtme:


21:28 – Fyerje, akuza dhe pështymë, klipi i plotë i sjelljes agresive të Xhenetës ndaj Anisës dhe Drilonit (VIDEO)

Xheneta dhe Anisa janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën ku nuk munguan as ofendimet e fyrjet e rënda karshi njëra-tjetrës.

Në këtë debat u përfshi edhe Driloni ku edhe i njëjti u përball me një gjuhë denigruese nga Xheneta, transmeton Klankosova.tv.

Banorëve në spektaklit ‘Prime’ iu shfaq i gjithë klipi i përplasjes mes tyre.

Për të parë më shumë nga debati i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:29 – “U shokova”, Santiana komenton vendimin e Paulit për ta lënë shtëpinë (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku tha se u shokua kur e dëgjoi vendimin e Paulit për t’u larguar nga shtëpia.

Gjithsesi, ajo i uroi shërim të shpejtë Paulit, transmeton Klankosova.tv.

“Shëndeti është mbi të gjitha, kuptohet. Mirëpo edhe mua mu dok pak e çuditshme të kërkohet në fillim të Prime-it. U shokova, mendova që e ka për diçka tjetër. Gjithsesi ia uroj të gjitha të mirat”, u shpreh Santiana.


21:20 – Milaim Zeka komenton largimin e Paulit, ja çka thotë!

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka komentuar daljen e Paulit nga shtëpia më e madhe në vend

Pauli kërkoi që të dalë nga shtëpia shkaku i shëndetit.

Zeka thotë se i beson fjalëve që ai i tha si arsyetim për të dalë.

“Unë rrëfimit i besova në atë pjesën që i keni të gjitha kamerat, kam folur me Vëllain e Madh dhe nuk beosoj që një njeri i tillë ka pasur mashtrim”, u shpreh Zeka.

“Normalisht ai është dashur që ta lëshonte shtëpinë në mëngjes ose dje, ose para Prime, është nisje mirë, shumë dramatike”.


21:10 – Pauli ndërpret rrugëtimin në BBVK, shkak shëndeti i tij (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Pauli, ka vendosur që të ndërprej rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Ai u shpreh se tash e 4 ditë ka pasur probleme shëndetësore me sinus gjë që po i shkakton telashe shëndetësore.

Pauli u shpreh se ka marrë gjithë asistencën e nevojshme mjekësore nga Big Brother VIP Kosova, por se ka vendosur që të dalë nga shtëpia.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:05 – Mbyllet televotimi për banorin e preferuar

Sapo ka nisur spektakli “Prime”, është mbyllur edhe televotimi për banorin e preferuar.

E se kush do jetë i preferuar, dhe më pak të preferuarit do të merret vesh pak më vonë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu më vonë kuptohen se çfarë ndodh me këta banorë.


Spektakli ‘Prime’, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv.

Alarmi do t’i vë banorët sërish përballë një zgjedhjeje se për çfarë bëhet fjalë do ta kuptoni gjatë spektaklit. Po ashtu ‘Vëllai i Madh’ ka dënuar banorët e shtëpisë më të famshme duke mos angazhuar askënd për t’i përgatitjen e tyre për ‘Prime’ sonte.

Në zarfin paralajmërues që ka mbërritur në shtëpi banorëve u thuhej se gjatë spektaklit do t’i mësojnë arsyet e këtij dënimi.

Në këtë‘Prime’ do të diskutohet ndarja e çiftit Lela dhe Leo, tutje do të diskutohet edhe për debatet e ashpra mes Vullnetit e Xuxit si dhe Xhenetës e Anisës.

Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

lajme të ngjashme