Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova e mposht Izraelin

NULL NULL
12.11.2023 20:48
Kosovaaaaaaaa

22:45-  Kosova e ka mposhtur Izraelin me rezultat 1:0.

Golin e fitores për “Dardanët” e realizoi Milot Rashica në minutin e 41-të.

Kombëtarja e Kosovës aktualisht gjendet në vendin e katërt të grupit I me 10 pikë.

______________________________________________________________________________________________________

22:10- Vedat Muriqi, është lënduar në ndeshjen kundër Izraelit.

Trajneri Primozh Gliha u detyrua që ta zëvendësojë, pasi ai nuk arriti ta vazhdojë lojën.

Në vend të tij, u fut futbollisti i Manisaspor Meriton Korenica.

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, dha kontributin e tij në këtë lojë pasi asistoi me kokë për Milot Rashicën, i cili shënoi për 1:0 në minutin e 41-të.

______________________________________________________________________________________________________

21:50- Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosova – Izraeli.

“Dardanët” janë në epërsi me golin e realizuar nga Milot Rashica, i cili realizoi në minutin e 41-të.

______________________________________________________________________________________________________

21:33 – Kosova është në epërsi kundër Izraelit.

Golin e epërsisë për “Dardanët” e shënoi Milot Rashica, në minutin e 41-të.

Kështu lojtarët e Primozh Glihas, shkojnë në pauzë me avantazh minimal.

______________________________________________________________________________________________________

21:28 – Kosova është në epërsi kundër Izraelit.

Për 1:0 realizoi Milot Rashica.

Rashica shënoi në minutin e 41-të.

______________________________________________________________________________________________________

21:22 – 0:0 është rezultati në ndeshjen Kosova – Izraeli, që po luhet në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja po karakterizohet e një tempoje mesatare me pak raste shënimi.

Rastin më të volitshëm, për “Dardanët” e ka pasur Vedat Muriqi, por që u ndal nga portieri kundërshtar.

______________________________________________________________________________________________________

21:00 – Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Kosova-Izraeli.

Kombëtarja e Kosovës në këto minuta ka një dominim të lehtë, por akoma nuk ka arritur që ta tundë rrjetën.

Rezultati aktual është 0:0.

______________________________________________________________________________________________________

20:45 – Në “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja Kosova-Izraeli.

Sonte “Dardanët”, janë në kërkim të fitores së parë në shtëpi.

Kosova dhe Izraeli bëjnë pjesë në grupin I.

Kombëtarja e Kosovës është në vendin e katërt me shtatë pikë derisa ajo e Izraelit në vendin e tretë me 11 pikë.

Skuadra e Primozh Glihës i ka humbur gjasat për kualifikim në evopianin që në vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.

lajme të ngjashme