Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së

NULL NULL
31.01.2026 12:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij hapës në Kuvendin e partisë, tha se këtë Kuvend e ka mbledhur vet, pa pritur të bëhen zhurma.

Ai deklaroi se nata e zgjedhjeve nuk ishte vetëm një rezultat politik, por një pasqyrë e përpjekjeve, mundit e sakrificës të shumë njerëzve që pesë vitet e fundit panë teksa shembeshim para syve.

“Jemi mbledhur këtu në këtë Kuvend sepse kështu e kërkon përgjegjësia, kështu e kërkon LDK. Ky Kuvend nuk më është mbledhur, e kam thirrur dhe mbledhur vet, nuk kam pritur të bëhet zhurma dhe as të jepen ultimatume që u bën gjithsesi.

“Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi, me rezultatet, me pritjet, me anëtarësinë, me vetveten, mbi të gjitha mbi të ardhmen tonë”.

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, /Klankosova.tv


Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka mbyllur dyert, me punimet që kaluan tek Kryesia e Punës e këtij Kuvendi.

Në këtë kuvend, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së, shkruan Klan Kosova.

“Këto punime duhet të jenë të pavarura nga çfarëdo ndikimi individual.  Dhe, sikurse në mars të vitit 2021, kur ju më dhatë privilegjin më të madh jetësor, të ju prijë, do të ulem sërish si njëri nga 355 delegatët e kësaj  shtëpie të madhe të demokracisë që e desha pa kusht”, përfundoi Abdixhiku.


Abdixhiku: Nuk kemi arsye të fshihemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në kuvendin hapës të partisë, duke adresuar hapur sfidat e brendshme me të cilat përballet LDK-ja.

Abdixhiku tha se partia nuk ka arsye të fshihet dhe se duhet të flitet troç për problemet ekzistuese, duke e përmendur  mungesën e solidaritetit të brendshëm si një nga dobësitë kryesore.

“Ne nuk kemi arsye të fshihemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Le ta themi troç, LDK-së i ka munguar solidariteti i brendshëm dhe pa këtë solidaritet do të ngrihemi vetëm për të rënë, ashtu siç na ndodhi në vitin 2025. I shtuam 70 mijë vota, por i humbëm 45 mijë prej tyre dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi, përgjegjësi për votat që vetë i kemi shtuar e që i kemi humbur për mungesë solidariteti, kur përgjegjësia nuk merret nga pozitat drejtuese. Pa një betejë të sinqertë për ta ngritur partinë, nuk do të na shohin as të gatshëm e as idealistë”, tha ai.

Sipas tij, pa marrjen e përgjegjësisë nga pozitat drejtuese dhe pa një betejë të sinqertë për ngritjen e partisë, LDK-ja nuk do të perceptohet as si e gatshme dhe as si idealiste në sytë e qytetarëve.

“Demokracia e ka fjalën e lirë dhe pa të ajo nuk ekziston, por demokracia ka edhe shtylla thelbësore, pa to, fjala mbetet zhurmë dhe liria kthehet në paralizë. Vendimi i shumicës nuk e shuan mendimin e mirë, por e përmbyll procesin. Pas mbylljes, demokracia kërkon diçka tjetër, rreshtim, jo nënshtrim, por angazhim, jo heshtje, por kontribut. Kjo është prova e vërtetë e demokracisë”, tha mes tjerash Abdixhiku./Klankosova.tv


Abdixhiku para delegatëve: LDK është parti që liderët e saj nuk pushojnë kurrë së qeni në provë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin hapës të Kuvendit të Punës të partisë, theksoi se LDK është më e vështirë për t’u udhëhequr se çdo parti tjetër.

Ai theksoi se në LDK duhet të dëshmosh çdo ditë se e meriton rolin që ke marrë, me durim.

“LDK është më e vështirë për ta udhëhequr se çdo parti tjetër, sepse këtu liderët në të gjitha nivelet, edhe kur zgjidhen nuk pushojnë se qeni në prove dhe nuk pushojnë se punuari në afrimin dhe ngjitjen e çdo cope të brendshme që mund të jetë e lënduar. Nuk mjafton të marrësh një mandat, nuk mjafton as të fitosh një garë, as 8 komuna, as 70 mijë vota më shumë, as 7 komuna të tjera më pas, duhet të dëshmosh çdo ditë se e meriton rolin që ke marrë, me durim”, tha Abdixhiku transmeton Klankosova.tv

Ai e quajti këtë Kuvend si moment përgjegjësie personale, duke theksuar se rezultati zgjedhor është përgjegjësi e tij dhe se Kuvendi do të vendosë lirshëm sot. /Klankosova.tv


“Sot nuk ka garë zgjedhore dhe kandidatura” – Ahmeti flet para Kuvendit të LDK-së

Imri Ahmeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk ka garë zgjedhore në Kuvendin e sotëm të partisë.

Ai mes tjerash tha se nuk as kandidatura për kryetar partie.

“Jemi në një fazë të shqyrtimit të dorëheqjes së kryetarit aktual, nëse ky kuvend aprovon dorëheqjen atëherë shkohet në një process tjetër zgjedhorr për liderin e partisë, nëse i jepet besimi këtij kryetari, atëherë vazhdohet me këtë kryetar”, shtoi Ahmeti, transmeton Klankosova.tv


Berat Rukiqi: Do të votojë kundër dorëheqjes së Abdixhikut

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se do të votojë kundër dorëheqjes së kreut aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“Agjenda që është dërguar e përcakton pak a shumë rrjedhen e Kuvendit, do të ketë ofrim të dorëheqjes. Në këtë kontekst vota imë do të jetë kundër dorëheqjes së zotiërit Abdixhiku”, tha Rukiqi, transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, partitë politike duhet ta ruajnë një stabilitet në udhëheqje.


Gashi: Kryetari Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i punës së tij

Pak para nisjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të vendoset për drejtimin e partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Arben Gashi ka dhënë një prononcim për mediat.

Ai tha se ky është një moment i rëndësishëm i demokracisë brenda LDK-së dhe se çdo vendim rreth drejtimit të partisë është në diskrecion të kryetarit aktual.

“Një ditë e demokracisë për LDK, që besoj se fillon si e tillë dhe përfundon si e tillë. Është në diskrecion të kryetarit të LDK-së a do votëbesim apo do vetëm thjesht dorëhiqet dhe pushon për një kohë të caktuar. Nuk jemi në fazë të kandidatëve të rinj, jemi në fazë të procesit që ka të bëjë me vlerësimin e punës të kryetarit aktual, të kërkuar nga vet ai. Ai ka kërkuar të vlerësohet puna e tij dhe të shohim se çka po i ofron kuvendit, pra mbetet në vullnetin e tij se çka i ofron kuvendit dhe pastaj kuvendi të marrë vendimet. Nëse ofron dorëheqje dhe largim të menjëhershëm, dorëheqja është akt vullnetar dhe individual, i pandikueshëm, drejt përdrejt i zbatuar dhe i pakthyeshëm. Në rast se kërkon votëbesim, atëherë është çështje tjetër dhe duhet të mbahet si votim në bazë të sistemit statutar të LDK-së, votim i fshehtë në kuptimin…”, tha Gashi. /Klankosova.tv


Selmanaj para Kuvendit të partisë: Besoj se epilogu do të jetë më i miri për LDK-në

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj,  ka folur para Kuvendit të partisë ku pritet të vendoset për udhëheqësin e saj.

Ai tha se beson që epilogu do të jetë më i miri për LDK-në.

Unë jam i bindur që LDK-ja gjithmonë ka ditur në momente delikate ta ketë njëfarë instrumenti të vetë-rregullimit, të reflektojë drejt dhe mirë. Kurdo që LDK-ja ka pasur, po them sfida të zgjedhjes së kryetarit të partisë, gjithmonë e ka zgjedhur mendoj situatën më të mirë, ose mënyrën më të mirë. Prandaj edhe sot, pavarësisht që nuk e kemi akoma të qartë krejtësisht agjendën – dhe kjo besoj që është pak jo shenjë e mirë, ishte dashur që mbrëmë ta kishim të qartë a do të votohet për votëbesim apo do të kemi shqyrtim të dorëheqjes, i cili në fakt është antistatutar nëse hyjmë në atë cikël sepse statuti nuk parasheh diskutime – po mendoj që qëndrimet, qartësia e delegatëve dhe sjellja e delegatëve do të japë epilog çfarëdo procesi që do të ndodhë brenda”

” Besoj në demokracinë e brendshme të LDK-së, besoj në vlerat që kjo parti ka kultivuar deri sot dhe besoj që edhe epilogu do të jetë më i miri për LDK-në dhe më pas besoj edhe për procese tjera politike në Kosovë”, tha ai.

lajme të ngjashme