Ekskluzive: Këto janë rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosovës (VIDEO) NULL NULL 12.10.2025 18:47 12.10.2025 18:47 Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in e zgjedhje lokale për shtatë komunat kryesore. Klankosova.tv sjellë më poshtë rezultatet për këto komuna. Prishtina: Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku në balotazh Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in për zgjedhjet lokale 2025. Komuna e Prishtinës do të shkojë në balotazh, me Përparim Ramën e LDK-së që ka dalë i pari me 35.82% dhe Hajrulla Çekun nga VV me 31.57%. I treti është renditur Uran Ismaili (PDK) me 26.05%, raporton Klankosova.tv Në vend të katërt është Bekë Berisha (AAK) me 4.24% dhe Besa Shahini (PSD) me 2.32%./ Klankosova.tv Mitrovica: Arian Tahiri me të parën Komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 51.12%, bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara ekskluzivisht në Klan Kosova. I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%, transmeton Klankosova.tv Ndërsa i treti është Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%. Prizreni: Shaqir Totaj i pari me 46.14% Exit Poll-i i Klan Kosovës e ka nxjerrë Shaqir Totajn e PDK-së të parin. Bazuar në këto rezultate, Totaj në Prizren ka marrë 46.14%. I dyti është Artan Abrashi i Vetëvendosjes, ndërsa i treti Driton Selmanaj i LDK-së, transmeton Klankosova.tv Peja: Gazmend Muhaxheri i pari me 47.52% Exit Poll-i për Pejë ka rezultuar me Gazmend Muhaxherin si të parin me 47.52%, raporton Klankosova.tv I dyti është renditur Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes. Ndërsa i treti është Ali Berisha nga AAK./Klankosova.tv Ferizaj: Agim Aliu vazhdon edhe 4 vjet Agim Aliu, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, është projektuar si fitues me të parën. Ai ka marrë 55.38 për qind të votave nga të anketuarit. Kjo, sipas exit-pollit të Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS. I dyti del të jetë Enver Haliti i LVV-së me 30.97 të votave, i pasuar nga Visar Azemi i LDK-së me pak mbi 12 për qind të votave. /Klankosova.tv Gjakova: Ardian Gjini i AAK-së, plus katër Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, fitues qysh në raundin e parë, me 50.67%. I dyti në këtë projektim ka dalë Ardian Gola i VV-së me 25.21% kurse i treti Shefqet Shehu i LDK-së me 12.84%. Gjilani: Alban Hyseni i VV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së në balotazh Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar që Gjilani do të shkojë në balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së. Sipas këtij exit-polli, Hyseni ka dalë me 48.5% i pasuar nga Ismajli 32.5% dhe Riad Rashiti me 16.2%. /Klankosova.tv