LIVE| Ekskluzive: Pamjet brenda lokalit disa momente pas vrasjes në Runik (VIDEO) NULL NULL 10.08.2023 08:57 10.08.2023 08:57 Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mesnatën e së nërkurës në një lokal në Runik të Skenderajt. Klan Kosova i ka siguruar pamjet ekskluzive pak momente pas ngjarjes së rëndë. Aty shihen mysafirët duke ikur nga lokali. Sipas policisë dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe kanë gjuajtur me armë zjarri. Ndiqni pamjet e bashkangjitura më poshtë: ______________________________________________________________________________________________________ 13:30 – Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen në Runik: Edhe pas të shtënave nuk kemi lëvizur nga vendi Në mesnatën e së mërkurës, një incident i armatosur ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali atje. Viktima është N.L, 39-vjeçar i cili është edhe i biri i pronarit të këtij lokali. Një ekip i Klan Kosovës po qëndron atje për të marrë informacionet e fundit rreth rastit. E lidhur me ngjarjen u deklarua një dëshmitar. Musa Gashi, tregoi për Klan Kosova se çfarë tmerri përjetuan mysafirët brenda lokalit. “Kemi qenë 10 deri në 12 persona. Ka pasur muzikë. Një person ka shtënë me kallashnikov dhe ka qenë i veshur me jakne ushtarake:, tha ai. “Edhe pesë minuta pasi që kanë ndodhur të shtënat nuk kemi lëvizur vendit, nga frika që kemi pasur”, theksoi Gashi. Ai theksoi se nuk ka pasur ndonjë cak të caktuar dhe sipas tij është qëlluar pa ndonjë cak. ______________________________________________________________________________________________________ 13:20 – Haradinaj për vrasjet e fundit në Kosovë: Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjeve që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit në Kosovë. Ai përgjegjës e bën sistemin qeverisës, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Haradinaj thekson se qeveria duhet ë shkojë në shtëpi. “Kjo qeveri do të mbahet përgjegjëse për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në vend. Mocioni është zgjidhja”, tha Haradinaj. “Objektivisht qytetari ka mbetur i pa mbrojtur, i pa përkujdesur nga kjo qeveri e cila ka mungesë të madhe profesionale për të trajtuar çështje komplekse siç është siguria”, theksoi ai. “Shfaqja e krimineleve me maska siç ishte rasti i mbrëmshëm në komunën e Skenderajt ku mbeti i vrarë një qytetar dhe u plagosën tre të tjerë, nxjerr në pah pafuqinë e qeverisë si dhe guximin e grupeve kriminale për të vepruar”, shtoi kreu i AAK-së. ___________________________________________________________________________________________________ 12:31 – Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Runik Mbrëmë pas mesnate në një lokal nate në Runik të Skënderajt ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë lënduar. Ekipi i Klan Kosovës është duke qëndruar në vendin e ngjarjes gjatë tërë ditës për t’iu mbajtur të informuar me të gjitha detajet. Në objektin në fjalë janë akoma duke vazhduar hetimet, aty të pranishëm janë edhe njësi të zjarrëfikësve./Klankosova.tv 11:30- Vrasjet e fundit në Kosovë, deputeti Berisha kërkon orë policore Ngjarjet e fundit në Kosovë që kanë përfunduar me vrasje, kanë ngritur shqetësimin e qytetarëve. E me këtë rast ka reaguar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha. Berisha për të parandaluar këto ngjarje ka kërkuar aplikimin e “Orës Policore”. “Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet”, tha Berisha. Vetëm gjatë dy javëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur tri vrasje. Të premten e kaluar, në lokalin “Bon Vivant” u vra një person dhe u plagosën 17 të tjerë. Ndërkaq të hënën, në Klinë u vra një person. Gjithashtu në mesnatën e së mëkurës, në një kafiteri në Runik të Skenderajt u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. 10:52 – Incidenti në Runik, njëri është plagosur në shputën e këmbës Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendren Klinike dhe Universitare Gani Jashanica, ka dhënë detaje rreth gjendjes së të plagosurve nga incidenti me armë zjarri në Runik të Skenderajt. Jashanica tha për Klankosova.tv njëri nga të plagosurit ndodhet në ortopedi dhe ka plagë në shputë nga arma e zjarrit. “Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Jashanica për Klankosova.tv Ai bëri të ditur se gjendjen stabile e kanë edhe dy të plagosurit të tjerë njëri nga ta që ndodhet Klinikën Intensive ndërsa tjetri në emergjencë, në QKUK. ______________________________________________________________________________________________________ 10:36 – I vrari në Runik është djali i pronarit të kafeterisë Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një incidenti me armë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, mesnatën e së mëkurës. Si pasojë dyshohet se dy persona të maskuar kishin hyrë në kafeteri dhe kishin gjuajtur. I vdekur ka mbetur 39-vjeçari N.L. Klan Kosova merr vesh se viktima është djali i pronarit të lokalit. Si pasojë e plagëve të marra, tre persona po trajtohen në QKUK. _____________________________________________________________________________________________________ 10:10 – Si është gjendja e dy të plagosurve të tjerë në Runik?, flasin nga QKUK-ja Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se gjendja e dy personave të tjerë të plagosur në Runik të Skënderajt është stabile. “Ata janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë”, tha Syla për Klankosova.tv Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, i vdekur ka mbetur një 39-vjeçar e po ashtu tre persona ishin plagosur. Derisa si pasojë e plagëve të rënda, njërit prej të plagosurve i është amputuar këmba. ______________________________________________________________________________________________________ 09:40 – Rasti në Runik të Skenderajt: 32-vjeçarit iu amputohet këmba Një i vrarë e tre të plagosur është bilanci i incidentit me armë zjarri, që ndodhi mesnatën e së mërkurë në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt. Tre nga të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, derisa njëri po merr trajtim në Mjekësinë Intensive. Lidhur me gjendjen e këtij të fundit detaje për Klankosova.tv ka dhënë Shaqir Uka, shefi i këtij reparti. Ai tha se të plagosurit që po merr trajtim në MIQ, është dashur t’i amputohet këmba. “Intervenimi është kryer në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë në gjendje më të rëndë, i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetimi për intervenim kirugjik . Nga ekzaminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme”, tha ai. Klan Kosova mëson se pacienti është i moshës 32 vjeçare, i lindur në vitin 1991. ______________________________________________________________________________________________________ 09:15 – Vrasja në Runik të Skenderajt: Persona të maskuar gjuajtën me armë zjarri brenda kafiterisë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Rubik të Skenderajt. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia. Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri. Ai tha se ata janë larguar në drejtim të panjohur. “Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti për Klankosova.tv. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, mesnatën e së mëkurës në një kafeteri në Runik të Skenderajt. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Skenderajt. Ai tha se viktima është N.L 39 vjeç, derisa tre të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK. “Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti. “Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, theksoi ai.