LIVE | Dështoi formimi i Qeverisë “Kurti 3”, Vetëvendosje pa numra (VIDEO) NULL NULL 26.10.2025 09:02 26.10.2025 09:02 Ka dështuar formimi i Qeverisë “Kurti 3”, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave. Me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, Qeveria e re nuk mundi të formohej. Haziri: Kosova është e polarizuar për qeveri teknike Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se Kosova nuk mund të ketë qeveri teknike pasi ka polarizime. Ai tha se për këtë arsye, me kohë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte propozuar “Qeveri të Unitetit”. “Një shumicë politike mundet me u afru te presidentja, nuk po shoh që ka shumicë politike. Së paku është dashtë me u mundu me bind deputetin, jo vetëm mu, u pa që kjo është larg 60’tshit. Nuk është vetëm buxheti është edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë krejt interes financiar, edhe plani i rritjes për BE edhe sanksione financiare edhe pezullimi i Marrëveshjes Strategjike, për me dal me qeveri teknike Kosova është e polarizime, por qeveri e Unitetit, ose kalimtare që e ka propozu zotëri Lumir Abdixhiku”, tha Lutfi Haziri. Murati shënjestron ish-opozitën për dështimin e Qeverisë “Kurti 3” Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për dështimin e formimit të Qeverisë “Kurti 3”, fajtore la ish-opozitën. Sipas tij, ish-opozita ka vendosur të barrikadohet dhe sipas tij, partitë opozitare vendosën në bazë të inatit, dhe jo në të mirë të shtetit, transmeton Klankosova.tv. “Seanca për formimin e qeverisë, që do të duhej të rezultonte pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra pas zgjedhjeve të rregullta, ka një kohë të gjatë prej 9 shkurtit deri më tani, dhe kryesisht me zvarritje të shkaktuara dhe bllokada të shkaktuara, gjë që e pamë edhe sot”, u shpreh ai. “Ne nuk kemi qenë asnjëherë bllokuesit e afateve ligjore”, shtoi tutje ai. Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit kushtetues Presidentja Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese. Kështu ka thënë për Klankosova.tv, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. “Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e Kupinës. Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dështimit të formimit të qeverisë “Kurti 3”, tha se po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas Bajramit, ka qenë e ditur që nga fillimi që LVV nuk i ka votat për krijimin e qeverisë. “I patë zhvillimet dhe u vërtetua ajo që e kemi ditë nga fillimi, që LVV edhe pse fituese, nuk i pat numrat për krijimin e qeverisë, për kundër faktit që me dhjetëra herë kanë potencuar se të krijohet Kuvendi sepse pastaj i kemi numrat e qeverisë”, tha Bajrami. Kurti dështoi në formimin e Qeverisë: Këta janë deputetët që abstenuan Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë “Kurti 3”. Në seancë, 56 deputetë votuan “pro”, 52 “kundër”, dhe katër deputetë abstenuan. Deputetët që abstenuan ishin: Fatmir Limaj dhe Arbëreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku nga Nisma si dhe Veton Berisha. /Klankosova.tv Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund Pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund. Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër as në zgjedhjet e ardhshme. “U vërtëtua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme”. “Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund”, u shpreh Krasniqi para mediave, njofton Klankosova.tv. Limaj thotë se Basha duhet të japë dorëheqje: S’duhet të ketë asnjë post publik Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”. Ai e quajti fatkeqësi që edhe pas tetë muajsh Kosova mbetet e bllokuar, transmeton Klankosova.tv. Derisa ai tha se kryekuvendari Dimal Basha, duhet të japë dorëheqje, e madje sipas tij, ai nuk duhet të mbajë asnjë post publik, sikur ai që iu propozua sot, si ministër i Infrastrukturës. “Është hap i mirë reflektimi, por nuk është i plotë. Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik, dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën”, u shpreh ai. Dështon formimi i Qeverisë “Kurti 3” Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë “Kurti 3”. Me 56 vota pro, 4 abstenime dhe 52 vota kundër, ka dështuar formimi i Qeverisë “Kurti 3”. Kurti nuk ka arritur të mbledhë 61 votat e nevojshme nga deputetët e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Abdixhiku: Në vend të ekspozesë dëgjuam një përmbledhje pune, bukur fiktive Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se LDK nuk do të dëgjojë asnjë debat, duke potencuar se Kurti kishte thënë se i ka votat, tani le ta formojë qeverinë. Sipas Abdixhikut, m mungesa e dinjitetit politik, për tetë muaj ka mbajtur Kosovën të bllokuar. Tutje, Abdixhiku tha se çdo arsyetim tjetër, na çon drejt zgjedhjeve. “Të nderuar zonja dhe zotërinj, LDK nuk sheh asnjë kuptim në debat sot, kur mandatari në fillim e pranon që nuk ka shumicë. Këtu sot do të duhej të lindte thelbi i vet demokracisë pra mazhoranca politike. Dhe nga mazhoranca më pas dalin vendimet madhore për Kosovën. Në këtë mungesë të njohjes bazike, dëgjuam në vend të ekspozesë, një përmbledhje pune, bukur fiktive që e kemi kryer legjislaturën e kaluar, tani jemi në legjislaturën e re, tani minimalisht duhej dinjitet. Dhe dinjiteti duhej të vinte në formën shqipe, burrërore, të pranojë nëse i ka ose s’i ka numra. Mungesa e dinjitetit ka sjellë në shkelje të paimagjinueshme”, tha Abdixhiku. Murati thirrje deputetëve: Votojeni Qeverinë, leni anash inatet politike Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta votojnë Qeverinë “Kurti 3”, pasi siç thotë ai, zgjedhjet janë opsioni më i keq. Ai kërkoi nga deputetët t’i thirrin arsyes dhe t’i lënë anash inatet politike. “Zgjedhjet janë opsioni më i keq, nuk i preferojmë dhe nuk qëndrojmë për këtë opsion, u bëj thirrje deputetëve që t’i thirrin arsyes dhe t’i lënë anash inatet politike në mënyrë që t’i japim vendit një qeveri”, deklaroi Murati, njofton Klankosova.tv. Dimal Basha propozohet Ministër i Infrastrukturës në kabinetin e ri qeveritar të Albin Kurtit Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti paraqiti përbërjen e kabinetit qeveritar dhe ekspozenë e tij për mandatin e tij qeverisës. Dimal Basha është propozuar si Ministër i Infrastrukturës në kabinetin e ri qeveritar të Albin Kurtit, edhe pse aktualisht është Kryetar i Kuvendit, njofton Klankosova.tv. Propozimet e Kurtit: Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla Ministër i Administratës Publike: Lulëzon Jaxhiu Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia Ministër i Kulturës dhe Rinisë: Fatmir Spahiu Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani Ministre e Mjedisit: Fitore Pacolli Ministër i Pylltarisë: Armend Muja Ministër i Infrastruktures: Dimal Basha Ministër i Tregtisë: Mimoza Kusari Ministre e Energjinë dhe Minierave: Artane Rizvanolli Ministër i Zhvillimit Rajonal: Shejnur Vejshelli. Propozimet e Kurtit: Konjufca ministër i Jashtëm, Gërvalla ministre e Drejtësisë Mandatari Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e tij qeveritar. Si fillim, ai ka bërë të ditur emrat e tre zëvendëskryeministrave, të cilët do të shërbejnë edhe si ministra të dikastereve të ndryshme. Më poshtë gjeni propozimet e Kurtit: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca; Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla; Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka. Kurti: Asnjë parti e Opozitës nuk pranoi të na bashkohet (VIDEO) Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti po paraqet përbërjen e kabinetit qeveritar dhe ekspozenë e tij për mandatin e tij qeverisës. Në fjalimin e tij, Kurti tha se asnjëra nga partitë parlamentare të cilave tha se iu bën ftesë nuk ka pranuar të hyjë në bashkëqeverisje. Ai shtoi se nëse do pranonin bashkëpunim, sot do të kishin mundësi të kishte qeveri të re të koalicionit si dhe do të kalohej sfida e zgjedhjes së presidentit. “Sot mbi 6 muaj që prej thirrjes se seancës konstituive me 15 prill, më në fund kemi Kuvend të konsistuar dhe kemi arritur në pikën e formimit të Qeverisë. Kjo është një vonesë e parpecendentë në historinë e Republikës, ku 5 nga këta 6 muaj deputet ishin duke e pritur Gjykatën Kushtetuese, kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, plani i rritjes me Bashkimin evropian, procesin e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Kurti. Ndryshe, seanca e sotme nisi me 1 orë e 8 minuta vonesë të mandatarit Kurti. Asnjë parti e Opozitës nuk pranoi të na bashkohet, thotë Kurti Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti po paraqet përbërjen e kabinetit qeveritar dhe ekspozenë e tij për mandatin e tij qeverisës. Në fjalimin e tij, Kurti tha se asnjëra nga partitë parlamentare të cilave tha se iu bën ftesë nuk ka pranuar të hyjë në bashkëqeverisje. Ai shtoi se nëse do pranonin bashkëpunim, sot do të kishin mundësi të kishte qeveri të re të koalicionit si dhe do të kalohej sfida e zgjedhjes së presidentit. “Sot mbi 6 muaj që prej thirrjes se seancës konstituive me 15 prill, më në fund kemi Kuvend të konsistuar dhe kemi arritur në pikën e formimit të Qeverisë. Kjo është një vonesë e parpecendentë në historinë e Republikës, ku 5 nga këta 6 muaj deputet ishin duke e pritur Gjykatën Kushtetuese, kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, plani i rritjes me Bashkimin evropian, procesin e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Kurti. Ndryshe, seanca e sotme nisi me 1 orë e 8 minuta vonesë të mandatarit Kurti. Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë nis pas mbi 1 ore Ka nisur pas mbi 1 ore, seanca e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit, atë të zgjedhjes së Qeverisë së re. Ende nuk është bërë e ditur nëse Albin Kurti ka siguruar numrat e nevojshëm për të krijuar Qeverinë e re, megjithëse PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vetëvendosjen, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani ka bërë të ditur se votimi pritet të bëhet në mënyrë elektronike. Pas 68 minutave, mandatari Kurti vjen në sallë Pas 68 minutave, mandatari Albin Kurti ka mburritur në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë. Ai mbërriti së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun, transmeton Klankosova.tv. Takim i mundshëm mes Limajt dhe Kurtit para pak çastesh? Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, aktualisht nuk gjendet në sallën e Kuvendit të Kosovës, pikërisht në kohën kur mandatari, Albin Kurti, nuk është paraqitur ende. Në Kuvend mungon edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte aty pak minuta më parë. Nuk dihet nëse po zhvillohet ndonjë takim, megjithëse të dyja partitë kanë bërë të ditur qëndrimet e tyre të pandryshueshme, duke deklaruar se nuk kanë votë për “Kurti 3”, transmeton Klankosova.tv. Para seancës “Kurti 3”, liderët e opozitës shihen në diskutim kokë më kokë Seanca për Qeverinë “Kurti 3” ende nuk ka nisur, megjithëse ishte paralajmëruar të fillonte në orën 10:00. Para fillimit të saj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputeti Abelard Tahiri dhe deputetja Ganimete Musliu u panë duke biseduar për disa minuta, njofton Klankosova.tv. Nuk dihet se për çfarë po bisedonin, megjithëse nga këto dy parti kanë deklaruar se nuk kanë votë për Qeverinë “Kurti 3”. Zgjedhja e Qeverisë, Berisha: Nëse varet nga vota ime, unë do ta ç’bllokoj Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ka thënë nëse formimi i Qeverisë së re varet nga vota e tij, ai deklaroi se do ta zhbllokonte ngërçin që do të mund të krijohej. Mes tjerash, ai tha se mbetet për t’u vlerësuar nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, derisa nuk foli për ndonjë ofertë mes tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv. “S’po flasim për oferta, por unë nuk jam bllokues, asnjëherë”, u shpreh deputeti. Shpërndahen manualet se si do të kryhet votimi për Qeverinë e re Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani ka bërë të ditur se në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, janë duke u shpërndarë manualet se si do të kryhet votimi për Qeverinë e re. Gajtani thotë se forma e votimit do të jetë elektronike, dhe manualet iu shpërbejnë deputetëve që janë për herë të parë në këtë post, pasi sipas gazetarit, këto manuale janë përdorur edhe më parë, transmeton Klankosova.tv. Haradinaj: Epilogu i ditës së sotme dështim, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet (VIDEO) Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj para seancës së sotme tha se zgjidhja e vetme mbetën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ai tha se epilogu i ditës së sotme mund të jetë dështim, andaj si zgjidhje i sheh zgjedhjet. “Po presim lëvizjen e partisë që ka marrë më shumë vota, të shohim se çfarë po i ofron Kuvendit. Jemi në pritje të një rezultati të sotëm”. “Epilogu i ditës së sotme mund të jetë dështim, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet”, vijoi tutje ai. /Klankosova.tv Lushtaku i bindur që Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se nuk ka informata nëse ndokush nga partia e tij është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me krijimin e Qeverisë së re të Kosovës. Gjatë deklarimit të tij para mediave, Lushtaku tha se është për keqardhje që vendi do të zhvillojë katër palë zgjedhje brenda vitit, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se ky rezultat, po sjellë dëme milionëshe në vend. “Kemi një krizë institucionale dhe dështim politik të vendit”, tha ai. Haradinaj: Edhe nëse ka qeveri do të jetë e ‘pazareve’ Daut Haradinaj nga AAK, para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tha se nuk pret që të ketë Qeveri “Kurti 3”, duke shtuar se ka dëgjuar që mund të ketë votim të fshehtë. Ai tutje shtoi se edhe nëse ka qeveri të re do të jetë e “pazareve”. “Shpresoj që Kurti i ka numrat, ne jemi gjithë pro institucioneve, por nuk shoh ndonjë zgjedhje të qëndrueshme, sot për sot”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv “Duket se nuk kemi qeveri programore që e kërkon Kosova, edhe nëse kemi zgjedhje duket se do të jetë një “qeveri e pazareve”, dhe nuk e di nëse ka ofru ndonjë program se çka ofron qeveria “Kurti 3”, andaj jemi në këtë gjendje”, vijoi tutje ai. /Klankosova.tv A do ta votojë dikush nga LDK-ja qeverinë “Kurti 3?” – Flet Arben Gashi Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk di nëse ndonjë nga anëtarët e partisë do ta votojë Qeverinë “Kurti 3”. Ai shtoi se qëndrimi i partisë mbetet i njëjtë dhe nuk beson se ka ndonjë opinion të ndryshëm brenda radhëve të LDK-së. “Nuk e besoj që dikush jashtë vullnetit të partisë e voton qeverinë Kurti 3. Do të jetë qëndrimi i partisë, nuk besoj që do të ketë qëndrime të ndryshme. Nuk ka hapësirë për mendime individuale, pasi ka të bëjë me mendimin politik”. Gashi frikësohet se nëse formimi i qeverisë dështon sot,vendi do të shkojë në një krizë buxhetore. “Çështja që duhet të diskutohet nëse sot dështon formimi i qeverisë, kam frikë që vendi do të hyjë në një krizë buxhetore, dhe nga 1 janari asnjë pagesë nuk mund të kryhet”, tha ai para mediave, njofton Klankosova.tv. Gajtani nga Kuvendi i Kosovës tregon detaje mbi rrjedhën e seancës Gazetari Flamur Gajtani është lajmëruar nga Kuvendi i Kosovës, duke dhënë detaje për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai njoftoi se votimi për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës pritet të bëhet në mënyrë elektronike, shkruan Klankosova.tv Bëhet e ditur se pastaj, rezultati do të shfaqet në ekran në secilën prej ulëseve të deputetëve. Pasi të hapet seanca, kryetari i Kuvendit do ta ftojë mandatarin, pra Albin Kurtin, që t’i prezantojë anëtarët e kabinetit dhe ta jap rezymenë se çfarë pritet të përmbajë programi i tij potencial me ata ministra. Tutje, Gajtani njoftoi se pastaj pritet të hapet debati që mund të marrin pjesë deputetët. Deputetët e legjislaturës së nëntë mblidhen nga ora 10:00. /Klankosova.tv Murati i VV-së pret që “Kurti 3” do të votohet sot Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shprehur besimin se sot do të votohet “Qeveria Kurti 3”. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi thotë se i gjithë prononcimi i Muratit u bazua më shumë në shpresë, transmeton Klankosova.tv. Bellagoshi bën të ditur se Murati po ashtu shpresoi se do të ketë reflektim te deputetët e ish-opozitës. Abdixhiku: Nuk ka shumicë, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku foli për media para seancës për formimin e Qeverisë. Abdixhiku tha se nuk ka shumicë në Republikën e Kosovës, duke shtuar se sipas tij, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. “Nuk pres asgjë, punët e mira nuk lihen në ditët e fundit. Sot bie perdja e madhe e mashtrimit tetë mujor, në të cilin mashtrim na është thënë vazhdimisht se numrat e qeverisë janë. Ja tani ku është mundësia për ta parë të vërtetën”. “Sot mandatari duhet ta prezantojë shumicën, për ta formuar këtë shumicë, i pari i zgjedhjeve do të duhet të bënte përpjekje. Jo ta linte ditën e fundit, ditën e fundit është “show populist”, tha Abdixhiku. Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3 Deputeti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është i bindur se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot. Ai dha një koment të shkurtër duke thënë “për hajër ju koftë Kurti 3”. “Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla, transmeton Klankosova.tv. Votimi për Qeveri pritet të bëhet në mënyrë elektronike Votimi për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës pritet të bëhet në mënyrë elektronike. Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani. Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të qeverisë, është paraparë të nisë nga ora 10:00. /klankosova.tv Tahiri: Kurti do të dështojë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë se partia e tij nuk ka votë për “Qeverinë Kurti 3”. Pos tjerash, para mediave ai tha se PDK nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në, transmeton Klankosova.tv. “Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej certifikimit të zgjedhjeve, që në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe as nuk do të ketë votë për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai. Tutje, Tahiri u shpreh i bindur që Albin Kurti do të dështojë të zgjedh Qeverinë e re. Bekë Berisha thotë që s’ka votë për “Qeverinë Kurti 3” Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë. Para mediave, Berisha tha se nuk ka marrëveshje për krijimin e qeverisë, dhe se i njëjti, s’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv. “Neve na ka humbur nacionaliteti dhe kjo shoqëri është çoroditur, ashtu si Parlamenti i Kosovës. Është mirë me i mbajt fjalët ata që thoshin që nuk kanë votë për qeverinë, edhe Albin Kurti është mirë me i mbajt fjalët që ka thënë i kam votat”. “Ne nuk kemi marrëveshje, unë nuk kam votë për këtë Qeveri, besoj se do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai. Paçarizi: Kurti e di se nuk do të formohet Qeveria “Kurti 3” Opinionisti Rrahman Paçarizi në “Speciale” në Klan Kosova tha se tash e tetë muaj, qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë, e kanë ditur nuk do të ketë një Qeveri Kurti 3, duke shtuar se Kosova është në një situatë të keqe në planin ndërkombëtar. Ai tutje tha se, LVV nuk është përpjekur që t’i qaset PDK-së dhe AAK-së, sado që kjo e fundit , sipas tij ka shfaqur një gatishmëri pas zgjedhjeve. “Është për keqardhje që u bën 8 muaj që Kosova nuk ka arritur ta ketë qeverinë e saj, arsyet janë të ndryshme, por kryesorja është që ka ndodhur një polarizim i skajshëm ndërmjet partisë në pushtet dhe arrogancës me të cilën ka qeverisur në mandatin kur kishte më shumë se gjysmën e votave të fituara, ka qenë jobashkëpunuese, arrogante dhe nuk ka lënë hapësirë që partitë e tjera ta marrin parasysh një lloj marrëveshje të përbashkët”, tha Paçarizi, transmeton Klankosova.tv Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”? Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re. Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë, transmeton Klankosova.tv. “Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo. “Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo. Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.