LIVE | SPANJA KAMPIONE E BOTËS NULL NULL 19.07.2026 21:06 19.07.2026 21:06 Foto: Reuters Ferran Torres ka kaluar Spanjën në epërsi në finalen e Kupës së Botës, duke realizuar golin e parë të ndeshjes dhe duke ndezur festën te tifozët spanjollë. Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve, ende pa gola në finale Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës. Edhe pas 105 minutave lojë, asnjëra prej kombëtareve nuk ka arritur të gjejë golin, teksa rezultati vazhdon të jetë i barabartë, raporton Klankosova.tv. Të dyja skuadrat po luftojnë për çdo top në minutat vendimtare të finales, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për 15 minutat e fundit të kohës shtesë. “Where is Messi?” Legjenda argjentinase nuk është parë ende në finalen e Botërorit “Ku është Messi?” – kjo është pyetja që po qarkullon gjatë finales së Kupës së Botës, pasi Lionel Messi ende nuk ka arritur të lërë gjurmë në përballjen ndaj Spanjës. Legjenda argjentinase nuk ka regjistruar asnjë goditje drejt portës apo tentim për shënim, ndërsa ndikimi i tij në repartin ofensiv ka qenë i kufizuar deri në këto momente, raporton Klankosova.tv. Messi ka realizuar një driblim të suksesshëm nga dy tentativa, ka fituar katër ndërhyrje nga kundërshtarët dhe ka qenë jashtë loje katër herë sipas faqeve të statistikave. Pavarësisht statistikave jo të zakonshme për të, vëmendja mbetet te 39-vjeçari, i cili në çdo moment mund të vendosë fatin e finales me një veprim individual. Nico Williams shënon, por goli anulohet nga gjyqtari Spanja ka gjetur rrjetën në finalen e Kupës së Botës, por goli i Nico Williams nuk është pranuar. Sulmuesi spanjoll e dërgoi topin në portë, mirëpo gjyqtari vendosi ta anulojë golin për shkak të një nderhyjre të palejuar para goditjes së William, raporton Klankosova.tv. Rezultati mbetet i pandryshuar, ndërsa finalja vazhdon me tension të madh në kohën shtesë. Nis vazhdimi i parë i kohës shtesë në finalen e Botërorit Ka nisur vazhdimi i parë i kohës shtesë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës. Pas 90 minutave lojë pa fitues, të dyja kombëtaret do të kërkojnë golin vendimtar në 30 minutat shtesë, që mund të përcaktojë kampionin e ri të botës, raporton Klankosova.tv. Tensioni në stadium është në maksimum, ndërsa çdo aksion mund të vendosë fatin e trofeut më të rëndësishëm të futbollit botëror. Nuk ka fitues në finale, gjithçka vendoset në vazhdime Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, me rezultatin 0:0. Të dyja kombëtaret zhvilluan një pjesë të parë të kujdesshme, me pak raste të pastra shënimi dhe shumë përqendrim në repartin defensiv. Spanja pati më shumë posedim të topit dhe disa mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare, por mbrojtja argjentinase dhe portieri Emiliano Martinez nuk lejuan gol. Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dyta, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë golin që mund t’u sjellë trofeun e Kupës së Botës. Karton i kuq për Enzo Fernandezin, Argjentina mbetet me 10 lojtarë Argjentina ka mbetur me një lojtar më pak në finalen e Kupës së Botës. Enzo Fernandez është ndëshkuar me karton të kuq pasi ka marrë kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Slavko Vincic, pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj kundërshtarit, raporton Klankosova.tv. Mesfushori argjentinas është detyruar të largohet nga fusha para përfundimit të ndeshjes. Çka është byzylyku i kuq që Messi dhe bashkëlojtarët e tij mbajnë në kyçin e dorës? Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjeve të Argjentinës në Kupën e Botës 2026, Lionel Messi dhe disa prej bashkëlojtarëve të tij, si Lisandro Martinez, Nahuel Molina, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Geronimo Rulli, janë parë duke mbajtur një byzylyk të kuq me shtatë nyje. Ky aksesor lidhet me traditën e Kabalës, ku fija e kuqe besohet se ofron mbrojtje nga “syri i keq”, energjitë negative dhe zilia. Me kalimin e viteve, ai është kthyer në një simbol të fatit të mirë dhe forcës personale për shumë njerëz në mbarë botën. Historia e Messit me këtë simbol Messi e mban këtë byzylyk prej vitesh. Historia e tij nisi gjatë Botërorit të Rusisë në vitin 2018, kur gazetari argjentinas Rama Pantorotto i dhuroi një fjongo të kuqe me kërkesën e nënës së tij, si simbol mbrojtjeje dhe fati. Pas fitores ndaj Nigerisë, Messi tregoi se e kishte ruajtur dhe e kishte lidhur në këmbë, duke falënderuar nënën e gazetarit. Që nga ajo kohë, ky simbol është bërë pjesë e ritualeve të tij para ndeshjeve të rëndësishme. A lejohet nga FIFA? Po. Rregullat e FIFA-s dhe IFAB-it ndalojnë vetëm aksesorët që mund të rrezikojnë lojtarët. Meqenëse ky byzylyk është prej fijeje dhe nuk paraqet rrezik, ai lejohet gjatë ndeshjeve. Edhe pse nuk ka prova shkencore se sjell fat apo mbrojtje, për Messin dhe disa futbollistë të Argjentinës ai mbetet një simbol personal që i shoqëron në momentet më të mëdha të karrierës së tyre. Zëvendësim te Argjentina, Montiel lë fushën Argjentina ka kryer një tjetër zëvendësim në finalen e Kupës së Botës, raporton Klankosova.tv. Gonzalo Montiel ka lënë fushën e lojës, ndërsa në vendin e tij është inkuadruar Nahuel Molina. Dy zëvendësime te Spanja, De la Fuente ndryshon formacionin Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vendosur të bëjë dy zëvendësime në finalen e Kupës së Botës. Mikel Oyarzabal ka lënë fushën e lojës, ndërsa në vend të tij është inkuadruar Ferran Torres, raporton Klankosova.tv. Po ashtu, Fabian Ruiz është zëvendësuar nga Pedri, i cili ka hyrë në lojë për të ndihmuar Spanjën në pjesën e mbetur të finales. Spanja e kërkon golin, dy raste brenda dy minutash Spanja ka krijuar dy mundësi të mira për shënim brenda vetëm dy minutash në finalen e Kupës së Botës, raporton Klankosova.tv. Kombëtarja spanjolle po ushtron presion të madh ndaj Argjentinës dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë golit, por deri tani ka fituar vetëm një goditje nga këndi. Karton i verdhë për Leandro Paredesin Mesfushori i Argjentinës, Leandro Paredes, është ndëshkuar me karton të verdhë gjatë finales së Kupës së Botës. Gjyqtari nuk tregoi mëshirë për lojtarin argjentinas, duke e ndëshkuar menjëherë pas ndërhyrjes së tij të parregullt, raporton Klankosova.tv. Nis pjesa e dytë, a do të shpallet kampioni në kohë të rregullt? Ka nisur pjesa e dytë e finales së Kupës së Botës, ku përballë janë Argjentina dhe Spanja. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, në një duel të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, raporton Klankosova.tv. Spanja ishte skuadra që krijoi rastin më të mirë në pjesën e parë, me një goditje direkte drejt portës, por portieri i Argjentinës reagoi në kohë duke shpëtuar ekipin e tij. Tashmë të dyja skuadrat kanë zbritur në fushë për pjesën e dytë, ku synimi i vetëm është gjetja e golit që mund të vendosë fatin e trofeut më të rëndësishëm të futbollit botëror. Spektakël muzikor gjatë pauzës së finales së Botërorit Ka nisur spektakli i pjesës së parë të finales së Kupës së Botës, ku protagoniste kryesore ishte ylli i muzikës botërore, Madonna. “Mbretëresha e Popit” hapi shfaqjen me një përzierje të hitit të saj të vitit 2000, “Music”, dhe këngës “Disco Inferno”, raporton Klankosova.tv. Fillimisht ajo performoi brenda stadiumit, përpara se të zbriste në fushë me një veturë të drejtuar nga legjendat e futbollit brazilian, Ronaldo dhe Ronaldinho, e shoqëruar nga valltarë. Spektakli vazhdoi me një performancë të veçantë nga personazhet e “The Muppets” dhe “Sesame Street”, të cilët interpretuan këngën e njohur “Seven Nation Army” të grupit “The White Stripes”. Përfundon pjesa e parë e finales së Botërorit, paqe mes dy kombëtarëve Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, me rezultatin 0:0. 45 minutat e para u karakterizuan nga lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me pak raste të pastra për shënim dhe mbrojtje të forta në të dyja anët, raporton Klankosova.tv. Spanja pati iniciativën në disa momente të ndeshjes, ndërsa Argjentina u përpoq të rrezikonte përmes kundërsulmeve. Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku pritet që të dyja kombëtaret të kërkojnë golin që mund t’u sjellë titullin e kampionit të botës. Argjentina detyrohet të bëjë zëvendësim, Martinez jashtë – Otamendi në vend të tij Argjentina ka kryer zëvendësimin e parë të detyruar në finale, me Lisandro Martinezin që ka lënë fushën e lojës, raporton Klankosova.tv. Në vend të mbrojtësit argjentinas është inkuadruar veterani Nicolas Otamendi, i cili do të përpiqet të forcojë repartin defensiv për pjesën e mbetur të ndeshjes. Spanja e rrezikshme, portieri Martinez hero te Argjentina Mikel Oyarzabal kaloi me sukses disa mbrojtës të Argjentinës dhe lëshoi një goditje të fortë nga distanca drejt qendrës së portës, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, portieri argjentinas, Emiliano Martinez reagoi në kohë me një pritje të shkëlqyer, duke i mohuar Spanjës golin e epërsisë. Mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 41-të pas një ndërhyrjeje të ashpër. Gjyqtari Slavko Vinçiç nuk hezitoi të nxirrte kartonin, duke e vlerësuar ndërhyrjen e mbrojtësit argjentinas si të parregullt. Përfundon pauza e shkurtër, rifillon ndeshja Është mbyllur pauza për hidratim në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, ndërsa ndeshja vazhdon me ritëm të kujdesshëm dhe me shumë pak raste për shënim, raporton Klankosova.tv. Statistikat tregojnë se në 25 minutat e parë është regjistruar vetëm një goditje drejt portës, duke e bërë këtë fillimin me më pak tentativa në një finale të Kupës së Botës që nga viti 1966. Messi ende pa ndikim në lojë Në 22 minutat e parë të ndeshjes, Lionel Messi ka prekur topin vetëm tri herë. Në anën tjetër, Lamine Yamal e ka nisur ndeshjen me shumë energji, raporton Klankosova.tv. Aktualisht është pauza e dehidrimit. Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila po zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Ai po ndjekë ndeshjen së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin do t’ia dorëzojë trofeun kampionit pas përfundimit të finales, transmeton Klankosova.tv. Në një intervistë për Fox, Trump refuzoi të zgjedhë një favorit për triumfin, por vlerësoi Lionel Messin, duke thënë se është shumë e vështirë të vësh bast kundër tij. “Nuk do të zgjedh anë. Thjesht mendoj se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është i jashtëzakonshëm”, u shpreh presidenti amerikan. Trump lavdëroi edhe karrierën e yllit argjentinas, duke e renditur në mesin e futbollistëve më të mëdhenj të historisë, përkrah Cristiano Ronaldos. Ai shtoi se interesimin për futbollin e ndan edhe me djalin e tij, Barron Trump, i cili është tifoz i madh i këtij sporti. Messi e nis finalen vetëm një gol larg rekordit të golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës dhe synon ta udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër trofeu botëror. Siguri e lartë, Donald Trump prezent në finalen e Botërorit Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i pranishëm në stadiumin “MetLife” për të ndjekur finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, raporton Klankosova.tv. Ai po e ndjek ndeshjen në shoqërinë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe zonjës së parë, Melania Trump, ndërsa për sigurinë e presidentit amerikan mbi stadium po patrullojnë vazhdimisht helikopterë.
Ferran Torres ka kaluar Spanjën në epërsi në finalen e Kupës së Botës, duke realizuar golin e parë të ndeshjes dhe duke ndezur festën te tifozët spanjollë.
Ai po e ndjek ndeshjen në shoqërinë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe zonjës së parë, Melania Trump, ndërsa për sigurinë e presidentit amerikan mbi stadium po patrullojnë vazhdimisht helikopterë.