Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Barazohet sërish rezultati në “Camp Nou”, shënon Lewandowski

NULL NULL
12.10.2022 21:04

22:53 – Barazohet sërish rezultati në “Camp Nou”, shënon Lewandowski

Robert Lewandowski, u bë sërish protagonist kundër Interit.

Ai arriti që ta shënojë edhe golin e dytë personal duke e barazuar rezultatin në 3:3.

Lewandowski shënoi në minutën e 92-të.

22:50 – Inter e kthen epërsinë ndaj Barcelonës

Inter e ka rikthyer epërsinë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Për 2:3 ka realizuar Robin Gosens.

Gjermani tundi rrjetën e “blaugranave” në minutën e 89-të.

22:43 – Lewandowski e barazon rezultatin

Robert Lewandowski e ka barazuar rezultatin në 2:2.

Lewa ka arritur që të shënojë pas një topi të kthyer në zonë nga mbrojtja e Interit.

Polaku shënoi në minutën e 82-të.

22:25 – Inter kalon në epërsi kundër Barcelonës

Inter ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

Për 1:2 ka realizuar Lautaro Martinez.

Martinez ka shënuar në minutën e 63-të

22:20 – Barazohet rezultati në “Camp Nou”

Është barazuar rezultat në 1:1.

Për Interin ka realizuar Nicolo Barella, në minutën e 50-të, pas asistimit të Alessandro Bastonit.

21:40 – Barcelona në epërsi ndaj Interit

Barcelona ka kaluar në epërsi kundë Interit.

Për 1:0 në “Camp Nou” realizoi Ousmane Dembele, pas asistimit të Sergio Robertos.

Dembele realizoi në minutën e 40-të.

21:00 – Nis ndeshja Barcelona – Inter

Ka nisur ndeshja Barcelona – Inter, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Champions League.

Në “Camp Nou” Barca do të kërjojë revansh ndaj italianëve.

Javën e kaluar “blaugranat” humbën me rezultat 1:0 në ‘Giuseppse Meazza”.

Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.

lajme të ngjashme