Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe: Vazhdimi i dialogut – fillim i presionit nga shërbimet e huaja

NULL NULL
15.07.2020 13:58

Lista Serbe ka vlerësuar sot se vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit shënoi siç thonë ata “fillimin e presionit të paparë nga shërbimet e huaja mbi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Presionet, siç thuhet, mund të shihen në një grumbull gënjeshtrash që lëshohen në mënyrë sinkronike për publikun nga “bursistët e Dragan Gjilasit dhe të disa qendrave të huaja të pushtetit”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar më 12 korrik në Bruksel përmes një video-konference.

Ky ishte takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut mes dyja vendeve në vitin 2018.

Ndërsa, takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.