Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe thotë se nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit

NULL NULL
11.02.2026 22:23

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se komuniteti serb në Kosovë nuk ka asgjë kundër popullit shqiptar, por do të kundërshtojë politikat që, sipas tij, synojnë largimin e serbëve nga Kosova.

Ai u ankua se një ministri iu dha një personi që “nuk përfaqëson popullin serb”, duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Partia e Rashiqit fitoi vetëm një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe nëntë.

“Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq, raporton REL, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme