Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP NULL NULL 02.02.2026 11:13 02.02.2026 11:13 Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin e Ankesave dhe Ankesave Zgjedhore, në përgjigje ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili javën e kaluar nuk e miratoi shpalljen e rezultateve të këtij subjekti, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. Në postimin e tyre theksohet nevoja për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si mjet për garantimin e sigurisë ligjore dhe trajtimit të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhor. “OSBE do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet”, thuhet në reagim. KQZ nuk miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe