Lirohen dy serbët e arrestuar në Koshare NULL NULL 27.09.2025 11:32 27.09.2025 11:32 Janë liruar dy shtetasit e Serbisë që u ndaluan të premten në Koshare. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Bëhet e ditur se pas konsultimit me prokurorinë e shtetit, nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore, dhe të njëjtit janë liruar. “Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar”, tha Elezaj për Klankosova.tv Raportohet se janë arrestuar dy serbë në Koshare, njëri nga ta është ushtar aktiv në Serbi