Lirimi rekord i rezervave të naftës mund të mos ulë çmimet NULL NULL 12.03.2026 08:59 12.03.2026 08:59 Çmimet globale të naftës po vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të liruar rreth 400 milionë fuçi nga rezervat emergjente, masa më e madhe e tillë në histori. Nafta Brent arriti rreth 100 dollarë për fuçi të enjten, mbi 35 për qind më shumë krahasuar me periudhën para nisjes së luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, raporton Aljazeera. Analistët thonë se ndikimi i këtij vendimi mund të jetë i kufizuar nëse vazhdon bllokimi faktik i Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë. Sipas ekspertëve të tregut, lirimi i rezervave mund të sjellë vetëm lehtësim të përkohshëm, pasi mungesa globale e furnizimit tashmë ka kaluar 200 milionë fuçi pas ditëve të para të konfliktit. Nëse situata në rajon vazhdon dhe furnizimi mbetet i kufizuar, analistët paralajmërojnë se çmimi i naftës mund të rritet ndjeshëm dhe madje të kalojë 150 apo edhe 200 dollarë për fuçi. /klankosova.tv.