Lirim Kastrati zyrtarizohet te Vllaznia NULL NULL 06.08.2025 23:25 06.08.2025 23:25 KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur kosovar, Lirim Kastrati, i cili nga sot është pjesë e kuqebluve. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu”, thuhet në njoftimin e klubit. “Sulmuesi 26-vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tone”. Kastrati ka nënshkruar kontratë njëvjecare me Vllazninë, me mundësinë për ta zgjatur.