Liria s’merr më shumë se një pikë ndaj Vëllaznimit, shtron ‘autostradën’ për Drenicën në Superligë NULL NULL 02.05.2025 18:11 02.05.2025 18:11 Goli i hershëm që në minutën e dytë i Diar Nikqit në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, dha sinjale që Liria do të vazhdojë luftën e ashpër me Drenicën për inkuadrim në Superligë. Por Vëllaznimi nuk lejoi diçka të tillë, njofton Klankosova.tv. Mysafirët nga Prizreni ia komplikuan punët vetës, kur Gentrit Bislimi u ndëshkua me karton të kuq, derisa Ardian Hoti barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 71-të, duke vendosur shifrat finale të këtij ballafaqimi të vlefshëm për xhiron e 25-të në Grupin A të Ligës së Parë. Ky rezultat më së shumti i shkoi për shtati Drenicës, e cila pas fitores së sotme si mysafire e Rilindjes 1974, me 52 pikë tani ka pesë sosh më shumë se “Arpagjik’t” që mbeten në pozitën e dytë, por me gjasa përtej minimales për inkuadrim direkt në Superligë. Vetëm edhe dy javë kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe barazimi i sotëm i derbit të Dukagjinit, ka shtruar “autostradë” për drenicakët që me një fitore në javën e ardhshme, sigurojnë rikthimin në elitën futbollistike të Kosovës. Nga ana tjetër, Liria duhet të luftojë për ta ruajtur pozitën e dytë, me anë të të cilës përmes barazhit të synohet Superliga.