Liqeni i Ujmanit dhe mali Mokna vihen nën mbrojtje paraprake NULL NULL 27.10.2025 15:32 27.10.2025 15:32 Liqeni i Ujmanit dhe mali Mokna janë vënë nën mbrojtje paraprake. Vendimi për t’i vënë në mbrojtje paraprake është nënshkruar javën e kaluar. Sipas zëvendësministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ky është një ndër aktet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës, transmeton Klankosova.tv. Kështu, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht.