Lipjan: Arrestohet një person për dhunë në familje, i sekuestrohet një AK-47 e 94 fishekë NULL NULL 25.02.2023 09:24 25.02.2023 09:24 Një person është arrestuar në Sllovi të Lipjanit, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë sekuestruar një kallashnikov, tre karikatorë dhe 94 fishekë. “Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months