Lipjan, arrestohet hajni që u fut në market me maskë NULL NULL 14.02.2026 09:11 14.02.2026 09:11 Një person është arrestuar pasi kishte vjedhur në një market në Lipjan. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i maskuar me forcë kishte depërtuar në lokal-market dhe kishte vjedhur para”, thotë Raporti i Policisë së Kosovës. “Nga i dyshuari janë sekuestruar rreth 108 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.