Linjat hekurudhore franceze u ndërprenë nga “sabotazhi i koordinuar” NULL NULL 26.07.2024 11:08 26.07.2024 11:08 Oficerët e policisë patrullojnë stacionin Gare du Nord në Paris, pas kërcënimeve ndaj rrjetit hekurudhor të Francës, të premten, më 26 korrik. Foto: Reuters Vetëm disa orë përpara përfundimit të stafetës së pishtarit olimpik dhe fillimit të Ceremonisë së Hapjes, linjat e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës u vunë në shënjestër të disa akteve “dashakeqe”, duke përfshirë zjarrvënien, në atë që është përshkruar si “sabotim i koordinuar” për të ndërprerë udhëtimin përpara Lojërave. Udhëtimet e rreth 800 mijë udhëtarëve do të preken nga ato që autoritetet franceze i kanë quajtur “akte të bashkërenduara keqdashëse” në linjat franceze të trenave, tha kompania shtetërore franceze e hekurudhave SNCF. Ajo tha më herët se dëmet e shkaktuara në linjat e trenave gjatë natës shkaktuan devijimin ose anulimin e “një numri të madh trenash”. Kompania nuk specifikoi se çfarë lloj dëmtimi kishte pësuar sistemi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kreu i rajonit të Île-de-France, Valerie Pecresse tha se të gjithë elementët “tregon se ky është një akt i qëllimshëm”. Qendra e Trenit Rémi Val de Loire ka thënë gjithashtu se linjat e tyre të trenave do të ndërpriten të paktën deri të hënën.