Lind fëmija nga nëna që truri i kishte vdekur disa muaj më parë NULL NULL 08.06.2016 09:08 08.06.2016 09:08 Një fëmijë në Portugali ka lindur nga një grua që truri i kishte vdekur gati katër muaj më parë , thanë zyrtarët e spitalit, transmeton Klan Kosova. Djali kishte lindur në një spital të Lisbonës dhe ka peshuar 2.35 kg. Nënës së tij i kishte “vdekur truri” pas një hemorragjie të trurit. Vendimi për të vazhduar me shtatzëninë është marrë pas disa testimeve ku u zbulua se fetusi ishte i shëndetshëm, dhe i ati u pajtua që mjekët të vazhdojnë me procesin e lindjes. “Është mjaft e çuditshme që fëmija ka mbijetuar në barkun e nënës në Portugali, pasi asaj i kishte vdekur truri”, ishin shprehur mjekët e spitalit.