Limaj nxitohet për seancën, thotë se ende s’është takuar me Kurtin NULL NULL 15.07.2025 11:07 15.07.2025 11:07 Lideri i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Megjithatë derisa nxitohej për seancën e sotme, Limaj nuk pohoi por as nuk mohoi se ka pranuar ftesë nga ai për këtë takim tashmë të përfolur, transmeton klankosova.tv. Takimi mes dyshes po konsiderohet si gatishmëri bashkëpunimi, i cili vie në tentim për konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit.