Limaj i bën vizitë bilbilit të këngës shqipe NULL NULL 27.02.2017 18:35 27.02.2017 18:35 Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha është vizituar gjatë ditës nga liderë politik. Është Kreytari i Nisma për Kosovëm Fatmir Limaj, bashkë me disa deputetë të këtij subjekti partiak, ata të cilët i shkuan në vizitë këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha, njofton Klan Kosova. Këtë e dëshmojnë dhe disa fotografi të publikuara në rrjetin social facebook nga vet kreu i Nisma për Kosovën. ”Sot, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami, deputeten Shukrije Bytyqi, dhe me bashkëpunëtorë të Nismës, vizituam bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Është kënaqësi shumë e madhe të takosh të madhen, Nexhmije Pagarusha, bilbilin e këngës shqipe, që i hapi rrugë emancipimit të femrës shqiptare në fushën e artit dhe kulturës. Faleminderit për mikpritjën e ngrohtë që na dhurove, krenaria jonë, Nexhmije Pagarusha” ka përfunduar Limaj, në facebook, njofton Klan Kosova.