Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lily Phillips shpërthen në lot pas sfidës virale ekstreme

NULL NULL
09.01.2025 15:42

Ylli i OnlyFans nga Derbyshire, Lily Phillips, ka shkaktuar shqetësim me deklaratat e saj të fundit për sfidën ekstreme që po përgatitet të ndërmarrë.

Pas bujës së madhe muajin e kaluar, kur u bë virale për raportimet se kishte kryer marrëdhënie me 101 burra në një ditë dhe e kishte filmuar për platformën e saj, 23-vjeçarja tani po flet për ndikimin e rëndë të këtij lloj përmbajtjeje, transmeton klankosova.tv.

Në një intervistë të fundit me YouTuber-in Josh Pieters, Lily u tregua e hapur për vështirësitë e saj emocionale dhe fizike:

“Nuk është për vajza të dobëta, po të jem e sinqertë – ishte shumë e vështirë”.

”Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Ndjenja është e çuditshme, një pas një, është intensive”.

E prekur nga pyetjet, ajo pranonte:

”Pa dyshim ishte më kërkuese sesa e imagjinoja”, duke shpërthyer në lot.

Një dokumentar i fundit që trajton ndikimin e përmbajtjes ekstreme në krijuesit viralë si Lily Phillips, Bonnie Blue dhe Annie Knight, ka ndezur një debat të ashpër mbi mungesën e mbrojtjes për të tillë krijues dhe për pjesëmarrësit, shpesh të rinj.

Aktivistët dhe shoqëria civile britaniko-amerikane, po kërkojnë rregulla të rrepta për të parandaluar abuzimin dhe presionin që përmbajtja ekstreme ka mbi shëndetin mendor dhe fizik të individëve.

Rrëfimi i Lily-t ka ngritur alarmin për ndikimin toksik të kulturës së viraleve dhe ka shtyrë shumë për të vënë në dyshim kufijtë moralë dhe etikë të platformave si OnlyFans.

lajme të ngjashme