Lille i Edon Zhegrovës merr rezultat pozitiv në Dortmund NULL NULL 04.03.2025 22:59 04.03.2025 22:59 Realizatori i golit të barazimit ndaj Dortmund, Hakon Arnar Haraldsson Pavarësisht se e morën avantazhin në minutën e 22-të, futbollistët e Borussia Dortmund nuk arritën ta ruajnë deri në fund. Golin e “dhëndrrit”, Karim Adeyemi, e neutralizoi Hakon Arnar Haraldsson, i cili barazoi shifrat 23 minuta pasi nisi pjesa e dytë, raporton Klankosova.tv. Ylli i kombëtares së Kosovës ende po qëndron jashtë fushave të blerta, si shkak i lëndimit, por nga rezultati i sotëm, skuadra e tij qëndron me shpresa reale për ta vazhduar rrugën në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që Edon Zhegrovën ta shikojmë sërish në garën kryesore të futbollit evropian për klube. Ndeshja e kthimit nga e cila njëra nga këto dy ekipe do ta sigurojë biletën për çerekfinale, zhvillohet të mërkurën e ardhshme. Për shikuesit kosovarë, magjinë e UEFA Champions League, ekskluzivisht e sjellë platforma gjigante, Art Motion!