Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga Unike: Ylli po fiton ndaj Vëllaznimit pas dy çerekëve të parë

NULL NULL
26.03.2025 17:48

Kanë përfunduar dy periodat fillestare në gjysmëfinalen e parë të Ligës Unike.

Golden Eagle Ylli po avancon ndaj Vëllaznimit në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë me rezultat 41-39, raporton Klankosova.tv.

24-24 përfundoi 10 minutëshi i parë i këtij ballafaqimi, kurse në të dytin për një kosh, skuadra nga Suhareka po udhëheq.

Për “Xhebrailat” kjo është pjesmarrja e katërt në po kaq sezone të këtij kompeticioni mbarëkombëtar, kurse gjakovarët e kanë sefte.

Suharekasit e fituan edicionin e parë të kësaj gare, duke e mundur Pejën në finale 82-79, njofton Klankosova.tv

Ylli – Vëllaznimi po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

lajme të ngjashme