Liga Unike: Vashat e Flamurtarit fitojnë bindshëm ndaj Pejës NULL NULL 17.12.2024 20:06 17.12.2024 20:06 Ekipi basketbollistik i flamurtarit në kategorinë e femrave e ka mposhtur Pejën në kuadër të Ligës Unike me rezultat prej 66:82. Flamurtari e nisi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shtatë pikë diferencë, konkretisht 11:18, ndërsa 10-minutëshin e dytë, Peja e fitoi me një pikë epërsi, 28:27. Ndërsa, Flamurtari i fitoi dy çerekët e fundit, me rezultat 12:18 dhe 15:19, ku u dallua basketbollistja Thomas e cila shënoi 24 pikë, vodhi 10 topa dhe dhuroi dy asistime. Teksa te Peja, lojtarja më e dalluar në parket ishte amerikania Joseph e cila shënoi 17 pikë, vodhi 11 topa dhe dha dy asiste. Me këtë fitore, Flamurtari gjendet në pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Peja pozicionohet e katërta me një shtatë sosh. Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor. Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!